Sport 1 Nëntor 2019, 12:00

“Messi më i mirë? Duhet ta vërtetojë te Reali”, – deklarata e papritur

Shkruar nga Pamfleti
“Messi më i mirë? Duhet ta vërtetojë te Reali”,

Ish-portieri i Boca Juniors, Hugo Gatti, ka deklaruar se ka vetëm një mënyrë për të vërtëtuar nëse Leo Messi është lojtari më i mirë në botë. Sipas tij ylli i Barcelonës duhet të transferohet tek rivalët e Real Madrid për të arritur atë që bëri Cristiano Ronaldo në Madrid.

Edhe pse Messi dhuroi spektakël në fitoren e katalanasve 5-1 kundër Real Valladolid duke shënuar 2 gola dhe asistuar në 2 prej tyre, patrioti i tij nuk është i bindur se ‘pleshti’ mund ta bëjë të njëjtën gjë kundër klubeve ‘big’.

“Duket sikur po dal kundër popullit tim, por derisa Leo të vazhdojë të luajë në ‘Camp Nou’ ai nuk i provon dot botës se është më i miri. Ai atje luan në shtëpinë e tij me të gjitha kushtet që ajo i ofron.”- deklaron Gatti për emisionin “El Chiringuito de Jugones”. “Nëse ai ka guxim duhet të shkojë në Madrid ashtu siç bëri Cristiano. Duke qenë protagonist tek Reali ai i vërteton botës që është lojtari më i mirë në histori.

Sport Barcelona Lionel Messi