Së fundmi ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka publikuar denoncimin e një mësuesi në qarkun e Elbasanit, i cili shprehet se mësuesit në Peqin nuk e marrin pagesën e orëve shtesë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Boçi shkruan se denoncimi i ardhur nga Peqini nuk është i vetmr, pasi mësuesit prej kohësh nuk marrin atë që ju takon.
Statusi i plotë:
Pas mashtrimit me rritjen e pagave, mësuesit nuk marrin as orët shtesë
Diskriminimi dhe përçmimi i mësuesve nga Rama është i pandalshëm.
Pas mashtrimit për rritjen e pagës, Rama refuzon t’u paguajë atyre orët shtesë.
Denoncimi i ardhur nga Peqini nuk është i vetmi.
Mësuesit nuk marrin prej kohësh atë që u takon.
Ndërkohë në arsim kudo mbretëron kaosi, pasiguria dhe pandemia!
Dita e gjykimit po afron!