Politike10 Gusht 2022, 20:08

Meta “bën gati gijotinën”: Shtatori do të jetë përvëlues për këtë sekt të korruptuar, do nisim ndëshkimet

Shkruar nga Pamfleti
Meta “bën gati gijotinën”: Shtatori do të jetë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një takim me strukturat e partisë në Tiranë, Meta ka akuzuar qeverinë për “shpiku” e vjedhjen në vendin tonë.

Meta gjatë fjalës së tij ka paralajmëruar se do të rrëzojë këtë qeveri që sipas tij është një sekt antikombëtar që nuk njeh as kushtetutë e as ligj.

Ju të jeni të qetë, siç u shemb parku Rinia, kioskat dhe ndërtimet e paligjshme, kështu do të shembet ky sekt antikombëtar, antishqiptar, antishoqëror që nuk njeh familje, komunitet dhe shoqëri, nuk njeh kushtetutë dhe ligj. Kjo gjë do ndodhi shumë shpejt. Keni një mundësi dhe potencial të jashtëzakonshëm”, tha Meta.

Ish presidenti gjithashtu ju premtoi qytetarëve se do marrin përgjigje për të gjitha padrejtësitë që janë bëre në vend, dhe se i personat përgjegjës do të japin llogari për atë që kanë bërë.

Qytetarët do marrin përgjigje për të gjitha taksat që janë rritur, për të gjithë oksigjenin që u është marrë, për shkatërrimin e identitetit të këtij kryeqyteti, Të gjitha këto do i paguajë Rilindja e këtyre. Ne jemi me Rilindjen e Petro Ninit, jo me këta mashtruesat që zhvilluan vjedhjet”, u shpreh ish presidenti.

Meta gjithashtu paralajmëroi se ky shtator do të jetë përvëlues, për të korruptuarit e qeverisë, për të cilët ai tha se do të nisin ndëshkimet.

Shtatori do të jetë përvëlues për këtë sekt të korruptuar. Për këtë sekt që nuk ngopet së torturuari dhe shkaktuari vuajtje ndaj qytetarëve më të rregullt dhe më të thjeshtë të vendit tonë. Unë jam këtu që të mbaj premtimet dhe premtimi im është se siç shemba në emër të ligjit dhe të ardhmes së Tiranës, gjithë kioskat e të fortëve e Parkut Rinia dhe të tutorëve të Edit”, tha Meta.

Politike Akuzon Meta qeverinë