Aktualitet17 Janar 2019, 16:45

Meta, Berisha apo Rama? Hoxha tregon cilët politikanë fshihen pas Balilit dhe kujt i shërben ‘bosi’ i krimit

Shkruar nga Pamfleti
Meta, Berisha apo Rama? Hoxha tregon cilët politikanë fshihen pas

Meta, Berisha apo Rama? Hoxha tregon cilët politikanë fshihen pas Balilit dhe kujt i shërben 'bosi' i krimit

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka folur për lidhjet e ‘Eskobarit të Ballkanit’, Klement Balili, me politikën shqiptare. Në emisionin ‘Top Talk’, gazetari Hoxha theksoi se pikërisht përfshirja e Balilit në jetën politike, ajo që e ekspozoi më shumë atë dhe i krijoi probleme, ndërsa shtoi se vendimi për t’u dorëzuar ka shqetësuar politikanë të shumtë.

“Problemi i tij kryesor është fakti që u përfshi në jetën politike, gjë që e solli në rrethanat ku është sot. Madje dua të theksoj se dorëzimi i tij ka shqetësuar shumë disa njerëz mjaft të rëndësishëm të politikës në vend”, deklaroi Hoxha.

Ai shtoi se Balili është cilësuar si “njeriu i të gjithëve”, pasi është akuzuar se u shërben politikanëve të ndryshëm.

“Aftësia e një bosi jetëgjatë të krimit, është nuhatja e tij për lëvizjet e mëdha politike. për Balilin është aluduar shumë, për ta lidhur me emra të caktuar të politikës, por vetë ai ka mbështetur politikisht ata që kanë qenë në pushtet”, theksoi Hoxha.

Aktualitet Artan Hoxha Klement Balili