Anti-Mafia13 Gusht 2018, 13:52

Meta, Berisha, Basha, Rama, ish ministrat dhe “Drejtësia”, pasuri mbi 10 miliardë euro. Do të kthehen në arkën e Shteti

Shkruar nga Pamfleti
Meta, Berisha, Basha, Rama, ish ministrat dhe “Drejtësia”,

Meta, Berisha, Basha, Rama, ish ministrat dhe “Drejtësia”, pasuri mbi 10 miliardë euro. Do të kthehen në arkën e Shtetit, “reforma” kushton 100 mln euro

Reforma në drejtësi për arrestimin e “peshqve të mëdhenj” do të kushtojë 100 milionë euro deri më 2020. Eshtë investimi më rentabël dhe më i dobishëm që është bërë ndonjëherë në Shqipëri, pasi nëse funksionon realisht do rikthehen në arkën e shtetit miliardat e vjedhura në 28 vite

 

Policia e Shtetit zakonisht për identifikimin dhe arrestimin e një të kërkuari për krime vë një shumë të caktuar për ata që informojnë saktësisht. Shuma varion në raport të drejtë me shkallën e rrezikshmërisë dhe të vështirësisë së të kërkuarit.

Ndërkohë që për “gjuetinë” e “peshqve të mëdhenj” të korrupsionit, krimit dhe trafikut në politikën e drejtësinë shqiptare, shteti shqiptar me financim dhe të partnerëve tanë ndërkombëtarë SHBA dhe BE kanë vënë një “çmim”.

Bëhet fjalë për reformën në drejtësi dhe funksionimit e të gjitha institucioneve të saj për pastrimin e politikës, administratës, drejtësisë dhe policisë shqiptare nga abuzuesit, njerëzit e lidhur me krimin, hajdutët dhe maskarenjtë që na e kanë nxirë jetën në 28 vite.

Dhe pikërisht për të futur në burg “peshqit e mëdhenj” dhe për të arritur tek paratë e tyre që kanë fshehur jo vetëm në Shqipëri por kryesisht në bankat e huaja dhe parajsat fiskale, shteti shqiptar ka vënë në “dizpozicion” 100 milionë euro, përmes financimit të reformës në drejtësi dhe ngritjes së institucioneve të saj.

Dikush mund të thotë se janë para e madhe për shtetin e drobitur shqiptar. Në fakt 100 milionë euro nuk janë pak dhe për shqiptarët e thjeshtë është një shifër tronditëse, ndonëse pjesa më e madhe është financim nga partnerët tanë, SHBA dhe BE.

Por “atletët” e luftës kundër varfërisë, që nga OJQ-të që kanë thithur miliona euro nga donatorët për të bërë fletushka e deri tek Berisha dhe Kryemadhi që s’kanë lënë gjë pa vjedhur në shtet, kanë thënë dhe vazhdojnë të thonë se këto para mund të përdoren për të zbutur varfërinë.

Dhe një kërkesë të tillë e bëjnë pikërisht ata që i kanë zhvatur shtetit shqiptar miliona e miliarda euro dhe dollarë, thjeshtë dhe vetëm për hesap të tyre dhe se kanë pasur fatin të jenë në krye të punëve në Shqipëri.

Por duke parë se pasuria e politikanëve, zyrtarëve, ministrave e ish ministrave, prokurorëve, gjyqtarëve dhe krerëve të policisë në të vërtetë i kalon të 10 miliardë eurot, shpenzimi i 100 milionë eurove për t’i gjetur dhe kthyer në arkën e shtetit këto miliarda euro janë një investim i jashtëzakoshëm dhe me leverdi ekonomike. Gjithnjë, nëse funksion skema.

Dikush mund të thonë se është shumë e madhe, por ju garantojmë se 10 miliardë euro është shuma më e reduktuar e mundshme nga ato që kanë vjedhur ndër vite këta mosntra.

Pasi në një përllogaritje të thjeshtë, nëse bëhet fjalë se janë vjedhur vetëm 20 përqind e të gjitha investimeve në Shqipëri, ju garantojmë se është trefish kjo shumë.

Por llogaria është bërë vetëm me një “marzh” fitimi prej 8 përqind për çdo projekt, investim apo donacion. Dhe kështu duhet ta llogarisin dhe organet ligjzbatuese shqiptare nëse duan vërtet të vëjnë “Vettiung” për politikën, drejtësinë dhe policinë në këtë vend.

Pasi vetëm Ilir Meta ka një pasuri që i kalon 4 miliardë eurot, po ashtu dhe Sali Berisha sa kjo shumë, kryeministri Edi Rama, kryetari i PD Lulzim Basha, ministra dhe ish ministra, ish kryeministra apo zyrtarë të lartë, drejtues institucionesh, prokurorë, gjyqtarë kanë miliardat e tyre.

Por dhe drejtues dhe ish drejtues të policisë së shtetit. Po të bëjmë një “inventar” tjetër se ku janë ish drejtuesit e Tatimeve, Doganave, KESH, institucioneve të tjera me lekë, do të shohësh se janë të gjithë parelinj, me shtëpi në Shqipëri e SHBA apo vende të tjera të zhvilluara.

Ndaj themi se 100 milionë euro të shpenzuara për reformën në drejtësi janë vërtet investimi më madhor dhe më dobiprurës që është bërë ndonjëherë në Shqipëri.

Dhe për t’iu rikthyer sërish lajmit për shpenzimet për reformën në drejtësi që ka “tronditur” ndoshta ndonjë eksponent të opozitës, mund të themi se reforma në drejtësi është një ndër reformat më të rëndësishme të ndërmarra ndonjëherë nga vendi ynë.

Në korrik 2016 ajo u miratua me konsensus të plotë politik nën kujdesin, por dhe këmbënguljen e fortë të ndërkombëtarëve.

 EURALIUS ka përgatitur një plan që përfshin vitet 2016-2020 në lidhje me të gjitha shpenzimet që zbatimi kësaj reforme do të kërkojë. Sipas dokumentit të siguruar nga media, në total ngritja e organeve të reja të drejtësisë do të kushtojë 100 milionë euro.

Ndërkohë, vetëm zbatimi i ligjit për statusin e gjyqtarëve do të ketë një kosto prej 8 milionë euro, përfshirë këtu dhe pagat e reja. Por përveç pagave, 80 mijë euro do shkojnë për trajnimin e tyre dhe 470 mijë euro për ndihmës-magjistratët.

Zbatimi i ligjit për Gjykatën Kushtetuese do kushtojë 45 mijë euro, para këto që kryesisht kanë shkuar për hartimin e ligjit. Nga ana tjetër BE ka programuar riorganizimin e gjykatave sipas ndarjes territoriale. Një gjë e tillë do ketë kosto 450 mijë euro, pasi këtu përfshihen dhe riparimet e godinave dhe materialeve.

Një kosto të lartë do kenë dhe institucionet e reja. Vetëm Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do ketë një kosto prej 184 mijë euro. Në këtë shumë, 10 mijë euro do shkojnë për trajnim, 10 mijë euro për hartimin e manualit të brendshëm, ndërsa 100 mijë euro do jetë kostoja e aksesit në të dhënat e bankave ndërkombëtare. Një tjetër element që do kushtojë është provimi për juristët.

Me reformën në drejtësi kushdo që mbaron juridikun duhet që t’i nënshtrohet provimit të shteti dhe kjo do ketë një kosto prej 80 mijë eurosh. Nga ana tjetër 150 mijë euro do shpenzohen vetëm për trajnime nga Shkolla e Magjistraturës.

Një kosto do ketë dhe përmirësimi i shërbimit në gjyqësor, sa i takon asketit të qytetarëve, njoftimeve dhe shpalljes së vendimeve, etj. E gjithë kjo do të ketë një kosto prej 259 mijë euro. 1.6 milionë euro do shkojnë për ndihmën juridike dhe 240 mijë euro për përmirësimin e marrëdhënies së gjykatave me median.

Ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë do kushtojë 900 mijë euro.

Përtej ngritjeve të organeve të reja të drejtësisë, reforma në drejtësi ka si objektiv edhe ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve, e cila do të ketë një kosto prej 1 milion euro+.

Ndërsa për përmirësimin e sistemit të botimeve elektronike të Qendrës së Botimeve Zyrtare do të shkojnë plot 550 mijë euro.

Një përllogaritje e detajuar që shkon në një shpenzim prej 100 milionë euro, por të shpenzuara për një qëllim madhor për të kthyer në arkën e shtetit 10 fishin e tyre./Pamfleti

Anti-Mafia “reforma” kushton 100 mln euro Basha Berisha Do të kthehen në arkën e Shtetit ish ministrat dhe “Drejtësia” Meta pasuri mbi 10 miliardë euro Rama