alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

“Meta-Berisha kanë hall burgu”, Frrok Çupi: Saliu e di se milionat e Shkëlzenit nuk e kthejnë dot ’98-ën

16/11/2022, 16:47
ne Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare, Kryesore
A A

Analisti i njohur, Frrok Çupi është kthyer pas në kohë, teksa ka treguara detaje rreth grushtit të shtetit të vitit 1998, i provokuar asokohe nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe ithtarët të tij.


-Lexo edhe:

Gjenerali amerikan alarmon botën, urdhër vartësve: Bëhuni gati për luftë me Kinën!

“Kur ke dashuruar për herë të fundit?”, Ben Blushi rrëfen bisedën me Ismail Kadarenë

Duke hequr një paralele mes të sotmes dhe asaj që ka ndodhur 24 vite më parë, analisti Çupi u shpreh gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, se Berisha nuk është më ai i pari.

Sipas tij, në vitin e mbrapsht 1998 Berisha përveç institucionet, synonte që të pushtonte edhe ambasadën amerikane në Tiranë, dëshirë kjo që mbetet ëndërr në sirtar, për shkak të presionit të madh amerikan që u ushtrua ndaj ish-kryeministrit. “Në vitin 1998 ka ndodhur vetëm një ngjarje tronditëse ku Shtetet e Bashkuara u detyruan të ndërhyjnë me përpikëri. Berisha kishte ngrehur luftën dhe kishte deklaruar se kishte marrë qeverinë. Televizionin e morën dhe dhanë lajmin se ‘qeveria është në dorën tonë’. Si në Afrikën e prapambetur. Edhe disa ministri kishin rënë. Arkivolin e Azem Hajdarit e kishin futur në hollin e Kryeministrisë, duke përdorur arkivolin si ‘kokë- dashin’ në 8 janar 2021, për të thyer portën e jashtme të kryeministrisë. Kishin kapur edhe disa tanke të Gardës së Republikës dhe po i hynin Tiranës në themel me qëllim pushtimin dhe shpalljen e Revolucionit Fitimtar. Një nga tanket ishte nisur për të sulmuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, sipas burimeve pranë Berishës”, deklaroi ai.

SHBA telefonon Berishën

Më tej zoti Çupi ka treguar edhe arsyen e madhe që zbythi Sali Berishën në vitin 1998. Sipas tij, Berishën e morën në telefon nga Uashingtoni dhe i vendosën ultimatum që të tërhiqej e mos shkaktonte dhunë. Kështu që siç thotë analisti Çupi, kjo telefonatë solli kthesën e madhe në një kohë që Shqipëria prej disa ditësh ishte në kaos. “Kryeministri Nano kishte lënë zyrën dhe kishte shmangur gjakderdhjen.E vetmja ndërhyrje nga Shtetet e Bashkuara ishte kjo: ‘Alo, Saliu je?’‘Po, unë jam që mos qofsha! Më gënjyen këta të mijtë!’ ‘Mirë, mirë; por mos humbim kohë…’‘Yessir’. Merr tanket, çoji në Gardë, nxirr huliganët nga Televizioni Kombëtar dhe nga kryeministria…’‘Yes, sir!’‘Now, now!… ( Tani, tani!) Kjo ka ndodhur atëherë. Por atëherë ishte 24 vjet më parë, shtetin e kishte shkatërruar Berisha dhe e kishte gati për ta ngrënë vetë. Nuk kishte institucione. Kishte vetëm shumë huliganë dhe kriminelë rreth Berishës…, kjo ishte garancia e tij. Tani asgjë nga këto nuk ekziston. Nuk ekziston më Saliu si mundësi për luftë e terror, as për politikë. S’kanë si ekzistojnë ngjashmëritë e tjera, kur nuk ngjan as Saliu me Saliun”, u shpreh ai.

Protesta e 12 nëntorit

Ndërkohë analisti i njohur, Frrok Çupi e cilësoi protestën e thirrur nga Ilir Meta dhe Sali Berisha më 12 nëntor si dështim. “Protesta e 12 Nentorit? Askush nuk mban mend asgjë prej saj. Nuk mbeti asgjë. As ide, as projekt, as qytetari, as hijeshi, as ndonjë shpresë. U martua Hasani e mori atë që kishte. Sali Berisha i katrafillosur që ulërin e tremb sorrat. Disa njerëz të marrë që e ndjekin në budallallëk dhe ky që i përdor si skllevër. Militantë të lodhur e të etur. Ky u thotë ‘lini shtëpitë, lini robt e shtëpisë dhe ejani në Tiranë të më dëgjoni mua si ulërij’. Ky mbaron cingërimën dhe skllevërit e kryen detyrën, kthehen nga kanë ardhur. Nga pesë mijë lek secili që u kanë premtuar ‘do t’ua dërgojë Shkëlzeni’ përmes seksioneve të Foltores. Pastaj Ilir Metaj, i cili deklaroi se tanimë nuk ka as Parti, as Liri; do t’i bashkëngjitet Berishës. Të dy kanë të njëjtin hall: SPAK, Ligji, Gjykata, Burgu. Me pak fjalë, protesta mund të përshkruhet kështu: ‘Dy parti për një kokë!’”, nënvizoi Çupi. /Gazeta “Sot”


smile
Lajmi Tjeter
Miqësorja e luksit në “Air Albania”, policia njofton planin e masave; rrugët që bllokohen

Miqësorja e luksit në “Air Albania”, policia njofton planin e masave; rrugët që bllokohen

Hoti: Doli ashtu siç thamë për "Qeverinë e praktikantëve"

Lajmi i Dites

Trafikanti Gentian Filaj, ortak me oligarkun rus, me Fatmir Mediun e serben Marijana Gvozdenoviç

28/01/2023, 10:53

Lajmet e fundit

Publikohen formacionet zyrtare/ Inzagi nuk i beson Asllanit, mesfushori shqiptar sërish në pankinë në ndeshjen ndaj Kremonezes

Publikohen formacionet zyrtare/ Inzagi nuk i beson Asllanit, mesfushori shqiptar sërish në pankinë në ndeshjen ndaj Kremonezes

28/01/2023, 17:54

Dhuna mes izraelitëve dhe palestinezëve më e rënda ndër dekada, Sekretari Blinken drejt Lindjes së Mesme

28/01/2023, 17:42
Kategoria e Parë/ Dinamo sheh nga “pasqyrat” Korabin dhe Skënderbeun, Flamurtari në ‘pikiatë’

Kategoria e Parë/ Dinamo sheh nga “pasqyrat” Korabin dhe Skënderbeun, Flamurtari në ‘pikiatë’

28/01/2023, 17:32

Seks në makinat e FBI dhe dhurata të shtrenjta/ Kush është Allison Guerriero, gruaja që fundosi McGonigal dhe historia e tyre e dashurisë

28/01/2023, 17:26

Për “alibashët” që ende e trajtojnë Berishën si antikuar me vlerë!

28/01/2023, 17:13
Myrto Uzuni pa “frena” në Spanjë, sulmuesi i kombëtares realizon 2 gola për 3 minuta

Myrto Uzuni pa “frena” në Spanjë, sulmuesi i kombëtares realizon 2 gola për 3 minuta

28/01/2023, 17:09

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In