Aktualitet 3 Shkurt 2019, 11:35

Meta-Berisha nisin sulmin e fundit kundër SPAK dhe SHBA-BE, zbulohet urdhri për ‘kamikazët’ e tyre në PD-LSI

Shkruar nga Pamfleti
Meta-Berisha nisin sulmin e fundit kundër SPAK dhe SHBA-BE, zbulohet urdhri

Meta-Berisha nisin sulmin e fundit kundër SPAK dhe SHBA-BE, zbulohet urdhri për 'kamikazët' e tyre në PD-LSI

Lufta e Metës dhe Berishës nuk është me kandidatët për SPAK, por me SHBA-BE

Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë urdhëruar ushtarët e tyre të nisin një sulm të organizuar kundër të gjithë prokurorëve, që kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Meta ka vënë në lëvizje kryetaren e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sulën, për të gjetur dokumente kundër kandidatëve për SPAK. Nga ana tjetër, Berisha do të nxjerrë ‘zagarët’ e tij për të sulmuar një nga një prokurorët që kanë kandiduar për SPAK.

Sipas burimeve, deputetët e Berishës, të cilët i përdor si ‘kamikazë’ kundër Reformës në Drejtësi, po mbledhin dokumente kundër prokurorëve. Fushata e sulmeve pritet të nisë në ditët në vijim.

Këto ditë janë vendimtare dhe shënojnë përpjekjet e fundit të Sali Berishës dhe Ilir Metës për të sabotuar Reformën në Drejtësi.

Në fakt, lufta e Metës dhe Berishës nuk është me kandidatët për SPAK-un, por është me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, të cilët janë agazhuar hapur dhe me vendosmëri historike për të finalizuar zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Dhe finalizimin e reformës do ta shënojnë ngritja e Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Komëbëtare të Hetimit (SPAK e BKH). Këta organe janë shpresa e fundit e shqiptarëve për ndëshkimin dhe shkatërrimin e mafies politike, e cila kafshon dhe rrënon çdo ditë Shqipërinë./Pamfleti

Kryesore Ilir Meta prokuroret e spak Sali Berisha SHBA-BE