Politike27 Korrik 2022, 18:32

“Meta dekoroi pafund shefa se e kishte detyrim”, Nebil Çika: Mjeshtri Berisha ka përdorur dosjet e Sigurimit për shantazhe

Shkruar nga Pamfleti
“Meta dekoroi pafund shefa se e kishte detyrim”, Nebil Çika:

Ish-kryetari i Shoqatës Anti-komuniste të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Nebil Çika i ftuar në Report tv, ka folur lidhur me daljen e emrit të ish presidentit të republikës si bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit. Çika tha si për Ilir Metën por edhe Gramoz Ruçin se kanë qenë ish bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit.

Çika zbuloi se ky vendim i bordit është marrë që në kohën që Meta ishte president. Pra nuk kemi të bëjmë me një vendim që është shpallur direkt pasi Meta mori drejtimin e partisë së tij të vjetër tashmë të ‘inauguruar’ si Partia e Lirisë.

Ajo që vë re unë është se ky vendim i bordit apo i komisionit është marrë në kohën që Meta ka qenë president. Meta ka më shumë se një muaj që nuk është më anëtar i këtij komiteti. Pra nuk është e re”- tha Çika.

I pyetur për 5 emrat e tjerë të përfshirë në këtë dosje, e cila u sigurua mbrëmjen e së martës nga Report Tv, ai u shpreh se nuk i ndante me thikë por se gjatë kohës së dilnin dy emra, Ilir Meta dhe Gramoz Ruçin. Por përtej kësaj, Çika thotë se përderisa Meta u bë President pavarësisht këtyre skandaleve ku ishte përfshirë.

Problemi është i hershëm, Mezini dhe Bezhani janë manipuluar politikisht qoftë kur ishte Berisha qoftë kur ishte në hesap të vetë. Meta ka marrë pastërti figure dhe nga komisioni i Mezinit dhe Bezhanit, sigurisht me dashje. Tani ka shumë emra ti hysh asaj pune, skandali ka qenë në kohën e Gentës kur unë kërkoja emrat dhe dilnin dy, Meta dhe Gramoz Ruçi. Ka dy standarde, Meta dhe pse e kishte këtë problem, e bënë President”– tha ai

Gazetari u ndal edhe te ‘mjeshtri’ i përdorimit për shantazh të këtyre dosjeve, i cili është Berisha. Berisha sipas tij mban shumë njerëz pas vetes së tij me anë të kësaj dosjeje.

Nuk mund ta ndaj me thikë se do atë sistemin e vet, po mjeshtri i përdorimit të këtyre dosjeve ka qenë Berisha. Mendoj se Berisha i ka përdorur dhe ministra të tjerë. Fakti që ky kalon me urdhër politik shkel ligjin dhe i kalon këta njerëz, nuk i ndalon dot. Arrita në një moment që po të më kërkonte Berisha ndonjë dosje, unë u revoltova dhe nuk ja dhashë, pse se nesër do e kishe zëvendës ministër. Berisha mban shumë njerëz pas vetes në shantazh me këto dosje”, tha ai.

Sa i përket edhe dekorimeve të shumta që Meta gjatë mandatit të tij presidencial ka dhënë një numër mjaft të madh, Çika tha se nuk ka qenë ideologjike, ata thjesht dinin që ai ishte i përfshirë.

‘Për moshën që kishte as që më shkonte mendja që Iliri… Prandaj dekoronte ai ata shefat, se është presidenti që ka dekoruar më shumë këta të sigurimit. Se ka pasur vetëm ideologjike e ka pasur detyrim se e dinin.’- tha Çika.

Politike #Cika Meta spiun