Politike18 Shtator 2022, 17:58

Meta dhe LSI-ja u paguan nga paratë e inceneratorëve

Shkruar nga Pamfleti
Meta dhe LSI-ja u paguan nga paratë e inceneratorëve

Në Tiranë sidomos, në atë kohë që Ilir Meta ishte dhe mbështetësi kryesor i Erion Veliajt ka bërë kërdinë, edhe vetë LSI-ja. Më pas firmoset Fieri dhe Tirana që janë më vonë sesa Elbasani.

LSI-ja dhe Ilir Meta, më parë Monika Kryemadhi, kanë marrë shpatën e luftëtarit, sikur janë këta zbuluesit e skandalit korruptiv të inceneratorëve.

Për këta inceneratorë, një ministër dhe një sekretar i përgjithshëm i tij ndodhen në burg. Prokuroria ka zbuluar skemën se si kanë përfituar para.

Nga ana tjetër, LSI-ja targetoi vetëm dy emra, ministrin e saj, Lefter Koka, dhe sekretarin e Përgjithshëm, Alqi Bllako.

Por le të shohim pak në kohë. Faktet flasin vetë.

Afera e inceneratorëve ndodhi me një ministër të LSI-së, nga një zyrtar tjetër i LSI-së. Pra, dy zyrtarët e arrestuar janë përfaqësues të LSI-së, nga viti 2013 deri në vitin 2017, për më tepër Alqi Bllako, për më shumë se një vit, punoi edhe në Presidencë.

Faktet janë kokëforta. Ministri ishte i LSI-së. Kush mendon se një ministër i LSI-së, mund të kalonte dhe të bënte gjithçka që donte pa marrë më parë “ok” e kryetarit të partisë së tij për pjesën që ai do të merrte apo pjesën që do të përfitonte partia.

A mendon kush se Iliri do ta linte Lefterin të bënte çfarë të donte dhe si të donte?

Kush e beson faktin që LSI-ja nuk ka marrë para inceneratorësh?

Me çfarë parash e bëri LSI-ja fushatën e vitit 2015?

A janë përdorur para nga inceneratorët? Pa asnjë diskutim.

Kudo ku ka pasur fushatë LSI-ja, janë blerë vota. Këto janë të faktuara.

Ka pasur një rritje të madhe të këshilltarëve dhe përfaqësuesve të LSI-së nëpër këshillat bashkiakë edhe nga blerja e votës.

Në Tiranë sidomos, në atë kohë që Ilir Meta ishte dhe mbështetësi kryesor i Erion Veliajt ka bërë kërdinë, edhe vetë LSI-ja. Më pas firmoset Fieri dhe Tirana që janë më vonë sesa Elbasani.

Njëra 28 dhe tjetra 430 milionë euro për 30 vjet dhe Ilir Meta nuk tha asnjë fjalë dhe as LSI-ja në kohën kur u miratuan këta inceneratorë.

Të parët që e raportuan janë “BIRN”, “TPZ” me një emision special të Ylli Rakipit dhe CNA.al. Këto kanë qenë tri mediat e para që e kanë raportuar dhe më pas “TPZ” ka folur më rrallë, por CNA dhe “BIRN” kanë qenë më konsistente.

Ne u shkuam më tej investigimeve.

Janë publikuar materiale në vitin 2016 për Elbasanin, më tej në 2017-ën e kështu me radhë.

Çfarë ndodh me LSI-në dhe Ilir Metën dhe cilat janë lidhjet me inceneratorët?

Nuk janë pyetjet e mësipërme, është fakti që për 4 vite sa ishte në qeveri me Edi Ramën, Ilir Meta që e dinte mjaft mirë se çfarë ishte afera e inceneratorëve heshti bashkë me LSI-në.

Kur folën?

Ilir Meta dhe LSI-ja folën pas vitit 2019. Fakti është që ata heshtën për rreth 5 vite dhe pas 2019-ës, Monika filloi sulmin ndaj inceneratorëve, gati në vitin 2020, më pas në disa dalje mediatike kur foli edhe Lulzim Basha.

Pse folën në atë kohë?

Folën sepse në vitin 2019 opozita dogji mandatet e deputetëve dhe i vetmi deputet që nuk dogji mandatin ishte Lefter Koka i LSI-së dhe për inat Monika dhe LSI-ja e sulmuan. Përtej faktit të skandalit që kishte ndodhur me aferën, e sulmuan ashpër për politikë sepse nuk iu bind urdhrit të Monës dhe të Likes.

Ata e dinin mjaft mirë dosjen ku e gjetën, dosjen e kishin nga ministri i tyre, partia e tyre. Ata e dinin mjaft mirë çfarë ishte bërë me LSI-në, sa para kishin marrë nga inceneratorët sepse më parë ishin zhvilluar edhe zgjedhjet në vitin 2017.

Kujtojmë këtu, 240 mijë vota mori LSI-ja, një rritje e papritur, dyfish se më parë. Kuptohet me blerje votash u kapën kandidatë duke blerë vota në Korçë, Tiranë, kudo. Paratë e inceneratorëve derdheshin lumë nga LSI-ja.

Ka fakte dhe prova për këtë?

Pa asnjë diskutim. Është bërë fushata në qarkun e Durrësit. Edhe sikur LSI-ja ta mohojë, Lefter Koka ishte një kandidat i saj dhe ka bërë fushatë.

Këtë nuk mund ta mohojë dot Ilir Meta, ashtu siç nuk mohon dot 2015-ën apo 2017-ën, ashtu siç nuk mohon as ai dhe as Monika Kryemadhi që sulmin e Lefter Kokës dhe inceneratorëve e filluan pas 2019-ës sepse nuk pranoi të digjte mandatin dhe Alqi Bllako pasi iku nga Presidenca u strehua në sqetullën e Edi Ramës, dhe kandidoi sërish nga PS-ja, dhe kandidoi në 2021-shin nga Partia Socialiste. Këto janë të vërtetat e mëdha.

Personat përgjegjës për aferën, prokuroria ka hetuar, gjykata po vazhdon, do të japë vendimin, është një aspekt tjetër, por fakti politik është një dhe vetëm një, LSI-ja dhe Ilir Meta morën para nga inceneratorët.

LSI-ja dhe Ilir Meta heshtën së bashku me Monika Kryemadhin për inceneratorët, për 5 vjet dhe folën atëherë kur atyre u interesoi, për interesat e tyre dhe për t’i treguar opinionit publik se kush ikën nga LSI-ja, sulmohet dhe masakrohet.

Kurse ata që vjedhin 24 orë, por ndajnë me Ilir Metën, këta që grabisin nga taksat e shqiptarëve, ata vazhdojnë dhe jetojnë të qetë dhe kanë karrierën e sigurt e askush nuk i dëmton më në LSI.

Janë me dhjetëra raste, ministra, sekretarë të përgjithshëm dhe drejtues institucionesh të korruptuar që janë fshehur nën sqetullën e Ilir Metës dhe fshihen pas tij, jo se kanë frikë se do t’ju bëjë gjë drejtësia, por se kanë frikë se do t’ju hapë dosjet Ilir Meta dhe do të përfundojnë pas prangave si kolegët e tyre.

Rasti i inceneratorëve është më flagranti që LSI-ja dhe Ilir Meta e përdorën si shantazh politik, pasi nuk morën më llokmat që kërkonin dhe ky lloj presioni nuk ishte vetëm për inceneratorët, por është për çdo dosje korruptive që ka kaluar nga dosjet e LSI-së dhe Ilir Metës, të cilat fillojnë që në kohën e të ndjerit Dritan Prifti që kapi Metën me bllok në dorë e deri më sot në ministrinë e Punëve Publike, në ministrinë e Bujqësisë, ministrinë e Mjedisit dhe të gjitha institucioneve që ka menaxhuar banda e korruptuar e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit./ CNA.al

Politike inceneratorë Lefter Koka LSI Meta