Aktualitet 6 Janar 2023, 14:16

“Meta do braktiset nga të gjithë”, Ngjela: Ky vit do sjellë tërmet në politikë, minjtë janë trembur

Shkruar nga Pamfleti
“Meta do braktiset nga të gjithë”, Ngjela: Ky vit do

Me frikën që tregoi Rama për SPAK të gjitha palët janë të trembura. Minjtë janë trembur, do të ketë tërmet në politikë në vitin 2023…

Avokati Spartak Ngjela ka paralajmëruar se gjatë vitit 2023 do të ketë goditje të bujshme nga SPAK.

Në një studio televizive, ai deklaroi se të gjithë janë futur në panik. Sipas avokatit, tërheqja e Ramës nga beteja për kreun e SPAK tregon forcën e SHBA dhe frikën e kryeministrit.

Sipas Ngjelës, politika amerikane nuk dështon.

Ky është një vit i  ndryshimit, do të ketë goditje. SHBA po luan kartën e anti-korrupsionit në Shqipëri dhe ju e dini. E ka deklaruar dhe sekretari i shtetit, që do të gadasin korrupsionin në vendin tonë.  Edhe Rama u tremb, dhe u tërhoq. Nuk dështon politika amerikane, këta bëjnë gabim që po i bëjnë pengesa sepse hapi i fundit i tyre është junta ushtarake. Me frikën që tregoi Rama për SPAK të gjitha palët janë të trembura. Minjtë janë trembur, do të ketë tërmet në politikë në vitin 2023”, tha Ngjela.

I ftuar në “Euro News”, ai ka komentuar edhe zhvillimet në Partinë e Lirisë. Agron Çela e braktisi Metën dhe ka shkuar me PS. Sipas Ngjelës, mund të ketë edhe emra të tjerë që do largohen.

Nuk e përballon dot sepse ka mundësi që të bëhen fenomen që t’i largohen dhe të tjerë sepse ata janë të majtë. E kanë origjinën nga PS e cila mbeti në pushtet, Meta nuk ka fuqi në perëndim.  Politika është interes. Ka mundësi që të ketë rrjedhje për arsyet që ua shpjegova , ai është interesi. Ajo parti e cila hyn në zgjedhje hyn për të fituar zgjedhjet jo për të marrë thërrime. Ky është një vit i  ndryshimit”, tha Ngjela.

Kryesore Ngjela SPAK