Aktualitet31 Maj 2018, 11:00

Meta e Kryemadhi kërkojnë të ligjërojnë vjedhjen, Ibsen Elezi: Vodhëm sa vodhëm, tash e mbas fjalë burrash s’do vjedhi

Shkruar nga Pamfleti
Meta e Kryemadhi kërkojnë të ligjërojnë vjedhjen, Ibsen

Meta e Kryemadhi kërkojnë të ligjërojnë vjedhjen, Ibsen Elezi: Vodhëm sa vodhëm, tash e mbas fjalë burrash s’do vjedhim më

Ibsen Elezi i cili në Kongresin e zhvilluar nga Partia Demokratike në muajin prill hodhi lumë akuzash kundër Lulzim Bashës, tashmë ai komentuar edhe propozimin e aleates së Bashës, Monika Kryemadhi e cila propozoi para disa ditësh amnisti për pasuritë e politikanëve.

Demokrati nga Kukësi nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale e cilëson absurde tentativën e LSI-së duke thënë:
‘’Vodhëm sa vodhëm, tash e mbas fjalë burrash s’do vjedhim më’’.

Statusi i Ibsen Elezit në Facebook

“Viti zero i Monikes

Ky eshte viti zero te kujton Krishtin, i cili sakrifikoj veten per te marr me vete mekatet e njerzimit dhe per te filluar nje epoke te re per shoqerine njerzore, te mbeshtetur ne vlera morale.

Monika e Ilirit, rikthehen propozimin e vitit zero, qe shqip do te thote: “vodhem sa vodhem, tash e mbas fjale burrash s’do vjedhim me”, po veten kush do e sakrifikoj, apo i shoqi qe thote se eshte “burre” dhe eshte gati te hyj ne burg ne emer te gjithe politikaneve, nese kjo do i duhej drejtesise.

A doni ti dalloni politikanet e korruptuar, jane te gjithe ata qe heshtin ndaj ketij propozimi te ndyre”, nënvizon Elezi

Forum demokrati nga Kukësi Ibsen Elezi