Politike10 Korrik 2022, 11:36

Meta firmos protokollin e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

Shkruar nga Pamfleti
Meta firmos protokollin e anëtarësimit të Suedisë dhe

Meta në "ekstazë" nga aleanca me Doktorin, thirrje për mobilizim më 12 nëntor: Koha për t'i dhënë fund regjimit "Rama"

Presidenti Ilir Meta ka firmosur këtë të diel protokollin për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Në dekretin e Presidentit thuhet se “anëtarësimi i këtyre vendeve mike patjetër që është një zhvillim historik dhe ndryshim i madh strategjik, që mbështetet në çdo hap nga Shqipëria”.

Vlen të theksohet se, Shqipëria bëhet vendi i dytë pas Kandasë që i jep zyrtarisht dritën jeshile anëtarësimit të vendeve nordike në NATO.

Njoftimi i plotë:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjet si vijon:

– Ligj nr. 56/2022 “Për ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Republikës së Finlandës”;

dhe

– Ligj nr. 57/2022 “Për ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Mbretërisë së Suedisë”.

Republika e Shqipërisë ka ndjekur me përparësi procedurat e brendshme ligjore lidhur me anëtarësimin e Republikës së Finalndës dhe të Mbretërisë së Suedisë në NATO.

Anëtarësimi i këtyre vendeve mike patjetër që është një zhvillim historik dhe ndryshim i madh strategjik, që mbështetet në çdo hap nga Shqipëria.

Jemi të bindur se anëtarësia e tyre do të ndikojë në forcimin e kontributit të përbashkët në këtë aleancë.

Së bashku qëndrojmë më të fortë!

Politike Finlande Meta NATO Suedi