Politike11 Shkurt 2023, 14:23

· Politike

Shkruar nga Pamfleti
· Politike

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e cilësoi protestën e sotme si të jashtëzakonshme pavarësisht se tubimi zgjati vetëm dy orë dhe pa asnjë episod të veçantë.

Meta thotë se Rama do të shporret dhe nuk është e nevojshme të kthehen në kohën e çadrës.

‘Protesta ishte mesazh i jashtëzakonshëm i zgjimit pa kthim i qytetarëve të Tiranës dhe i mbarë vendit. Ishte mesazh i shporrjes së një kryeministri të zënë në flagrancë. Edi Rama do të shporret. S’ka nevojë për çadër’- tha Berisha.

Pas fjalimit të Sali Berishës shpërthyen tensionet në sheshin para Kryeministrisë aty ku protestuesit u mblodhën kundër qeverisë “Rama”.

Ajo që ra në sy ishte fakti se teksa Berisha po mbante fjalimin e protestës u shfaqën forca shtesë të policisë të shtrira në të dy krahët e godinës së Kryeministrisë.

Nisur nga kjo protestuesit hodhën shashkat e para drejt Kryeministrisë, ndërsa porta e godinës qeveritare me mbarimin e fjalimit të Berishës mori flakë nga shashkat që turma lëshoi drejt Kryeministrisë.

Politike Berisha Meta Protesta