Politike 5 Shtator 2022, 19:50

Meta i bën qokën Fanes nga Berati: Rama hajdut, çoi ruspat në “Prestige Resort” për hakmarrje personale

Shkruar nga Pamfleti
Meta i bën qokën Fanes nga Berati: Rama hajdut, çoi ruspat

A keni luftë me SPAK-un? Meta moskokçarës përballë hetimeve: As nuk më kërcet fare, jam i qetë!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ai që predikon shpëtimin e shqiptarëve përmes rrëzimit të qeverisë së korruptuar dhe moniste, e cila abuzon me pushtetin e grabit çdo ditë qytetarët,,, i njëjti që bën shenjtorin nëpër medie, duke e shitur veten si dashnor të lirisë, me një uri të jashtëzakonshme për të vendosur demokracinë; i tëri dhe i bëri, e ka kthyer për një moment pllakën, duke dalë edhe njëherë në mbrojtje të zullumeve që Irfan Hysenbelli ka bërë me “Prestige Restort” në Golem.

Nga Berati, ku u ndal për një takim me strukturat e partisë, Meta e konsideroi aksionin e IKMT-së në “Prestige Resort” të paligjshëm. Sipas Metës, Rama është një hajdut që çoi ruspat në një nga resortet me prestigjioze për hakmarrje personale e Ramës ndaj një grupi mediatik.

“Shikoni se çfarë bën ky hajdut, vete çon ruspat në një nga resortat me prestigjioze, 25 vjet resort që në 1994. Prish ndërtim me leje që e ka dhënë vetë, e patë edhe pemën e jetës, ja kishte dhënë edhe ngjyrat si do bëhej hoteli dhe pishinat. Sepse nuk paska paguar taksat dhe na qenka shqetësuar shumë.

Nuk ishte kjo arsyeja. Edhe inceneratori i Tiranës është me leje me kusht, njësoj si ky investim atij. Por shkoi duke i prishur gjumin 400 turistëve që ishin atje.

Atje nuk shkon IKMT se ai është një monument kombëtar dhe ndërkombëtar i korrupsionit që do mbrohet personalisht nga vetë Rama dhe vazhdojnë ata janë në kërkim dhe lekët shkojnë, pastaj sesi ndahen e kuptoni vetë.

Kjo ishte një hakmarrje pse një grup mediatik ka publikuar disa skandale në dogana dhe tatime”, tha Meta.

Lexo edhe: 

Meta e Berisha mbrojnë paligjshmëritë e Fanes sot… që mediat e tij t’i kthejnë qokën nesër

“6 vite pa paguar qera”/ Si Irfan Hysenbelliu zaptoi pronat e shtetit për të strehuar mediat e tij, qeveria i kërkon të lirojë godinat

Zaptoi 4 mijë m2 plazh publik, IKMT i vë rruspat edhe pishinës “VIP” të Irfan Hysenbelliut

 

 

Politike Ilir Meta irfan hysenbelli