Politike27 Korrik 2022, 20:59

Meta i doli spiun, Kryemadhi nuk ju ndahet inceneratorëve

Shkruar nga Pamfleti
Meta i doli spiun, Kryemadhi nuk ju ndahet inceneratorëve

Ish kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pas daljes së dosjes së ish presidentit Ilir Meta, si spiun i sigurimit të shtetit, ka ri ndezur sërish akuzat për aferat e inceneratorëve.

Kryemadhi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka nxjerrë një dokument të ri me aferat e inceneratorëve të Tiranës, ku ajo shprehet për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se me një firmë për inceneratorët e Tiranës vodhi 91 milionë euro të qytetarëve të vendit.

Kryemadhi shtoj se revolucioni antikorrupsion duhet t’i zhdukë përgjithmonë firmat e zyrtarëve për shifra të mëdha.

“Sa të peshon dora mor qerrata, 1 firmë për inceneratorin e Tiranës = 91 milionë Euro të qytetarëve të vendit. Erion Veliaj është rrënja e inceneratorit korruptiv të Tiranës. Firma e paligjshme e tij ka mundësuar miratimin e koncesionit korruptiv, i cili ka lidhur taksat e qytetarëve të Tiranës deri në vitin 2047! Revolucioni Antikorrupsion do t’i zhdukë përgjithmonë këto firma zyrtarësh publikë me vlera të frikshme, për koncesione fiktive, që i ngjajnë skemave mafioze më të sofistikuara”, shkruan Kryemadhi.

Politike # inceneratorët Kryemadhi