Politike 5 Gusht 2022, 12:30

Meta i ekzaltuar, nuk pret dot vendimin e gjykatës: Ka vetëm një PD dhe ajo drejtohet nga Sali Berisha!

Shkruar nga Pamfleti
Meta i ekzaltuar, nuk pret dot vendimin e gjykatës: Ka vetëm një

Policia në biznesin e Agron Shehajt bën "lëmsh" Kuvendin, Berisha dhe Meta e marrin në mbrojtje: Sulm i Ramës për shantazhuar një zë opozitar!

Lulëzon aleanca e “non gratave”, Ilir Meta – Sali Berisha.

Pavarësisht rivalitetit për t’i vënë një “kokë” opozitës, Meta është treguar i pakursyer në mbështetjen e ofruar ndaj “doktor” Berishës, duke mos e fshehur dobësinë ndaj tij. Quajeni dashuri pa kushte apo sindromë të Stokholmit, e shfaqur si mekanizëm për mbijetesë tashmë që i kanë dalë “lakrat” si ish-agjent i Sigurimit, por Meta ka zgjedhur të konsideroi plakun “non grata” kryetar të Partisë Demokratike, ndonëse ende nuk ka një vendim nga gjykata e Apelit për kontrollin e PD-së.

Përmes një prononcimi për shtyp, Meta deklaroi se njeh vetëm një Parti Demokratike dhe ajo drejtohet nga Sali Berisha.

Ka vetëm një Parti Demokratike dhe vetëm një. Është një parti me shumë kontribute. Do bashkëpunojmë shumë ngushtë me PD. Që është një vetëm një. Që është si populli opozitar. Koha e përgjumjes për hatër të PD ka mbaruar. 7 Korriku ishte një tregues i qartë i këtij zgjimi të vlerave më të mira të PD si parti e vlerave”- tha Meta, duke shtuar se: “Do punojmë shumë ngushtë me PD. Por edhe me PS për reformën territoriale.”

A mund ta lexojmë këtë si një përpjekje të tij për të përmirësuar raportet mes socialistëve dhe Berishës, pasi këta të fundit kanë shprehur hapur se nuk bashkëpunojnë me “botën e të vdekurve”?!

Politike Berisha Meta PD