Politike 1 Korrik 2022, 23:04

Meta i premton mbështetje Berishës për protestën, LSI: Më 7 korrik të gjithë në shesh

Shkruar nga Pamfleti
Meta i premton mbështetje Berishës për protestën, LSI:

Presidenti Ilir Meta ja ka bërë të qartë ish-kryeministrit Sali Berisha se më 7 korrik njerëzit e tij do jenë në shesh për të protestuar kundër qeverisë.

Ishte nënkryetarja e LSI-së në Tiranë Brisida Shehaj, e cila ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në protestën e 7 Korrikut.

Në një intervistë për “Ora News”, Shehaj tha se ne duhet të mësojmë të protestojmë përtej politikës. Ajo u shpreh e bindur se do të ketë shumë pjesëmarrje.

Mendoj se të protestuari është civilizim e ne do të mësojmë të protestojmë përtej politikës. Njerëzit e kanë humbur shpresën dhe nuk dalin të protestojnë, por mua realisht më janë mbushur sytë me lot kur pashë fillimin e protestës që dolën për çmimet, që pati një masivitet të frikshëm. Shpresoj që mos të jetë shumë e largët koha që shqiptarët të mblidhen dhe të protestojnë pa i thërritur politika. Shpresoj që të ketë shumë pjesëmarrje dhe jam e bindur që do të ketë shumë pjesëmarrje më datë 7, 07 ora 19:00. Ne do të jemi të gjithë aty”, tha Shehaj.

Politike Berisha Meta Protestë