Aktualitet 1 Shtator 2022, 10:51

Meta kapet me “presh në duar”, zbulohet pagesa 1 milionë USD për lobim në SHBA

Shkruar nga Pamfleti
Meta kapet me “presh në duar”, zbulohet pagesa 1 milionë

Ilir Meta e ka pasur aleat Edi Ramën dhe mund ta ketë sërish. Këta herë ndahen dhe herë bashkohen. Fakti që i ka shpëtuar për 30 vite drejtësisë, hapja e 4 proceseve penale nga SPAK nuk mund të vishet me luftën politike, por ndoshta me fundin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Shkruan Adriatik Doçi

Thjeshtë: Ilir Metës i janë zbuluar pagesa me vlerë rreth 1 milionë USD për lobim në SHBA, me para të pista, në vitin 2017, për të dalë në foto dhe për t’u futur në aktivitete politike.

Në 4 kontratat e lobimit del emri i LSI-së dhe Ilir Metës, dhe shërbimet e kompanisë lobuese përputhen me takimet dhe fotot e Metës në SHBA.

Shpenzimet nuk janë deklaruar as KQZ si shpenzime të LSI-së, as në ILDKP si shpenzime të Ilir Metës.

Ballafaqimi i dokumenteve konfirmon konsumimin e tre veprave penale: Pastrim parash, korrupsion dhe falsifikim formularësh.

Kjo është e vërteta e thjeshtë që po synohet të përzihet me mjegull politike.

Ilir Meta i ka mohuar këto kontrata. Ai thotë se shpenzuar për lobim vetëm 14 mijë USD në vitin 2017, para për të cilat, si për ironi, KQZ thotë se nuk justifikohen me burime të ligjshme nga LSI-ja.

Megjithatë, provat (firmat, takimet, pagesat) nxjerrin zbuluar Ilir Metën, këtë radhë jo me zë dhe figurë si në 2011, kur gjeti një ekspert të partisë duke e shpallur videon të papërdoshme si provë korrupsioni në gjykatë.

Unë ftoj Ilir Metën në një përballje live televizive, në cilin ekran që të dojë ai, për të paraqitur para publikut faktet dhe provat për çështjen e lobimit dhe të gjitha dosjet penale që i ka hapur SPAK.

Shpresoj që pjesë e përballjes të bëhet edhe Halit Valteri, ndërsa Meta le të marrë të gjithë armatën e tij mbrojtëse.

Ilir Meta e ka pasur aleat Edi Ramën dhe mund ta ketë sërish. Këta herë ndahen dhe herë bashkohen. Fakti që i ka shpëtuar për 30 vite drejtësisë, hapja e 4 proceseve penale nga SPAK nuk mund të vishet me luftën politike, por ndoshta me fundin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Forum Meta pagesa 1 mln USD SPAK