Politike15 Gusht 2022, 17:23

Meta kërcënon punonjësit e administratës: Mos firmosni asnjë shkresë për interesa të Ramës, do ju ndëshkojmë të gjithëve

Shkruar nga Pamfleti
Meta kërcënon punonjësit e administratës: Mos firmosni

Politika duket se është ndezur pa ardhur ende shtatori. Teksa mazhoranca është në bregdet, dyshja Meta-Berisha janë në Tiranë dhe shtojnë çdo ditë sulmet e kërcënimet. Sot pati një koordinim mes tyre  sa i takon Portit të Durrësit.

Por Meta, përveç akuzave, lëshoi dhe një paralajmërim  për administratën. Pak momente më parë ai e ka shpërndarë në rrjetet sociale videon, ku sërish dërgon të njëjtin mesazh, duke i paralajmëruar punonjësit se do ndëshkohen.

U bëj thirrje të gjithë punonjësve të shtetit të jenë shumë të kujdesshëm, të mos përdoren si bedela për të firmosur shkresa dhe akte të paligjshme sepse do të marrin më qafë veten e tyre! Në Shqipëri do të funksionojë Kushtetuta dhe ligji!”, shkroi Meta.

Në konferencën për mediat ai tha se Rama dhe shpura e tij do të paguajnë çdo ‘borxh’. Po ashtu paralajmëroi dhe protesta.

Ne do dalim në përkrahje të çdo iniciativë të qytetarëve. Një popull që fle në demokraci, zgjodhët në diktaturë. Kjo është zgjidhje e pandalshme. Ne si PL do të bashkëpunojmë me çdo forcë politike opozitare, me çdo grup interesi për të rivendosur llogaridhënien në këtë vend. Ky është proces i pandalshëm. Këtë e di vetë dhe Edi Rama. Historia ka ndryshuar një herë e përgjithmonë. Këto borxhe do i paguajë ai i pari dhe shpura e tij. I bëj thirrje administratës që mos të përdoren si bedela që mos të firmosin shkresa të paligjshme, akte të paligjshme. do marrin në qafë veten e tyre dhe fëmijët e tyre. Në Shqipëri do të funksionojë ligji”, tha Meta.

Politike administrata Meta