Aktualitet 1 Qershor 2018, 12:30

Meta-Kryemadhi, gati draftin për amnistinë e pasurisë së politikanëve. Kërkojnë të mbrojnë paratë, vilat, kompanitë e

Shkruar nga Pamfleti
Meta-Kryemadhi, gati draftin për amnistinë e pasurisë së

Meta-Kryemadhi, gati draftin për amnistinë e pasurisë së politikanëve. Kërkojnë të mbrojnë paratë, vilat, kompanitë e floririn nga sekuestro

Nuk ka qënë e ratësishme deklarata e deputetit të LSI Shezai Rrokaj, e mbështetur dhe nga ish ministrja Klajda Gjosha po deputete e LSI për amnistimin e pasurive të politikanëve.

 

Në LSI asnjë deklaratë nuk bëhet rastësisht dhe as jashtë “radarit” të Monika Kryemadhit dhe në veçanti të “pronarit” të saj Ilir Meta, aktualisht Presidenti i Republikës.

 

Burimet brenda LSI saktësojnë se një lajm i tillë i hedhur për mediat ka qënë mjaft i mirë menduar dhe i shumë diskutuar në ambientet e selisë së LSI por dhe të Presidencës.

 

Madje dhe “kolazhi” i intervistave nga një media e caktuar ka qënë i porositur për t’u bërë, vetëm e vetëm që të jepej një deklaratë e tillë, madje dhe të argumentohej amnistimi i pasurisë së politikanëve dhe fillimi nga zero i gjithçkaje.

 

“Duhet të fillojë një vit zero, sepse edhe vetë fshehjet nganjëherë të këtyre mund të krijojnë kolaps ekonomik, sepse ka shumë informalitet.

 

Po unë them që duhet të fillojë nga një pikë zero. Ne duhet të ndërtojmë një sistem, jo një lëvizje për të goditur kundërshtarin në emër të pastërtisë”, u shprehen deputetët Rrokaj dhe Gjosha, një ditë më parë. Duke treguar qartë se ishte gjithçka e mirëmenduar dhe e kopsitur deri në detaje, si një përpjekje e fundit për të përgatitur opinionin publik dhe politikën për një nismë të tillë ligjore.

 

Burimet brenda LSI bëjnë me dije se ka filluar hartimi i një drafti ligjor për amnistinë e pasurive të politikanëve, duke këmbëngulur fort në vakuumin që mund të shkaktohet nëse Vettingu do të veprojë dhe me politikën sikurse po bëhet me drejtësinë dhe me policinë e shtetit.

 

Një ndër pikat e forta që kanë fiksuar në draftin që po përgatitet për ta paraqitur në Kuvend nga ana e LSI është përqasja e vakuumit të krijuar me drejtësinë, ku thuhet se të gjitha gjykatat dhe prokuroria janë të bllokuara nga Vettingu, dhe e njëjta gjë do të ndodhë dhe me politikën.

 

Në këtë kontekst do të kërkohet që të mbyllet gjithçka është bërë me pasurinë para se të nisë përllogaritja me ligj e pasurisë dhe verifikimi i saj, duke amnistuar tërë pasurinë e krijuar në 28 vite politikë të politikanëve të ndryshëm në periudha të ndryshme.

 

Drafti po përgatitet nga ekspertët më të mirë të LSI, në bashkëpunim jo zyrtarisht dhe me ekspertë ligjorë të Presidencës.

 

Propozimi i LSI për amnistimin e pasurive të politikanëve dhe eliminimit të vettingut tek politika është një skenar i përllogaritur deri në detaje nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

 

Çifti presidencialo-opozitar me gjithë kalkulimet e bëra të pasurisë së tyre e kanë shumë të vështirë që të justifikojnë vilat, paratë dhe kompanitë që kanë në ngarkim ose i kanë të afërmit e tyre.

 

Dhe deklarata e ish ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani se ambasadori amerikan Donald Lu bëri presion ndaj deputetëve të PD e LSI më 2016 me nxjerrjen e numrave të llogarive të pasurive të tyre jashtë vendit në bankat e huaja, s’ka qënë jashtë skenarit të Metës dhe Monikës.

 

Të gjitha këto përpjekje synojnë në një pikë: Shmangien e daljes para drejtësisë për pasurinë.

 

Por mbi të gjitha shpëtimin e këtyre pasurive, që fillojnë nga vilat, paratë e depozituara brenda dhe jashtë vendit, floririn e vjedhur në Kërrabë nga Meta kur ishte kryteministër e deri tek kompanitë dhe bizneset në Shqipëri dhe jashtë vendit që mund të dekonspirohen si të Metës.

 

Eshtë një ndërmarrje e guximshme e Metës dhe e Monikës në emër të LSI, por me sa duket të gjitha rrethanat tregojnë se ia vlen të rrezikosh për të shpëtuar ose humbur gjithçka.

 

Varet sa do ta mbështesë mazhoranca e Ramës një nismë të tillë ligjore, pasi deri më tani deputetët e PS janë treguar të kujdesshëm në deklaratat e tyre.

 

Jo se nuk i pëlqen Ramës dhe mbështetësve të tij një amnisti e pasurive të politikanëve dhe fillimi nga zero, por dhe ata po bëjnë kalkulimet e tyre./Pamfleti

 

Kryesore gati draftin për amnistinë e pasurisë së politikanëve Kërkojnë të mbrojnë paratë kompanitë e floririn nga sekuestro Meta-Kryemadhi vilat