Aktualitet 5 Shtator 2018, 09:27

Meta merr në mbrojtje kriminelët dhe kushërinjtë e Kryemadhit, kthen Presidencën në ‘mejhane’

Shkruar nga Pamfleti
Meta merr në mbrojtje kriminelët dhe kushërinjtë e

Presidenca e drejtuar nga Ilir meta është kthyer në një strofull për kriminelët. Meta ka marrë në mbrojtje zyrtarët e inkriminuar dhe të afërmit e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, ndonëse kjo e fundit refuzoi titullin e Zonjës së Parë. Vetëm një ditë më parë, Pamfleti raportoi se Meta kishte marrë si këshilltar ligjor një ish të burgosur, të dënuar për tjetërsim dhe vjedhje toke në Spille. Bëhej fjalë për hajdutin Bledar Dervishaj, i cili nga burgu tani do të qëndrojë krah kryemafiozit Ilir Meta. Por ky nuk është i vetmi, pasi rezulton se dhe emrat e tjerë të kenë lidhje mafioze apo të jenë kushërinjt të Kryemadhit.  

Nga një vëzhgim i thjeshtë në faqen zyrtare të Presidencës, bie në sy se tek kabineti i kreut të shtetit është edhe emri i Majlind Lazimit. Ai mban postin e Këshilltarit Ekonomik të Metës, por nga ana tjetër ka edhe lidhje familjare me Monika Kryemadhin. ‘Sot’ shkruan se Lazimi është djali i tezes së kryetares së LSI. Pra, edhe pse Kryemadhi nuk e ka pranuar titullin e Zonjës së Parë, duket se e shfrytëzon faktin që bashkëshorti i saj është President i vendit, duke punësuar kushërinjtë e saj. Mesa duket, ata që ngelën pa punë pasi LSI kaloi në opozitë, tani po strehohen në Presidencë.

Por si të mos mjaftonte kjo, pjesë e stafit të Presidencës janë bërë edhe njerëz me precedentë penalë. Për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Meta merr këshilla nga Genci Muçaj. Para se të merrte detyrën e këshilltarit në Presidencë, Genci Muçaj ka qenë ambasador i Shqipërisë në Turqi dhe drejtor i Shërbimeve dhe Marrëdhënieve Shumëpalëshe pranë Kuvendit. Por duket se e shkuara e tij nuk është fort e mirë. Genci Muçaj u dërgua në gjyq nga Prokuroria e Tiranës në vitin 2016 sepse kishte fshehur të dhënat në formularin e dekriminalizimit. Ai kishte fshehur një dënim të Gjykatës së Tiranës në vitin 2008 dhe për këtë u dënua me gjobë për falsifikim të dokumenteve.

Rikthimi i Piro Ahmetajt

Përveç emërimeve të mësipërme, gazeta denoncoi më herët rikthimin në detyrë të ish-këshilltarit Ushtarak të ish-Presidentit, Bujar Nishani, Piro Ahmetaj. Me urdhër të Metës, ai u rikthye në Presidencë për të vijuar detyrën e Këshilltarit Ushtarak, edhe pse e shkuara e tij është e mbushur me skandale. Ai u përplas shumë fort me mazhorancën kur në qeveri ishin PS-LSI, ku sulmoi anëtarët e Komisionit parlamentar të Sigurisë, ndërsa mori pjesë i veshur ushtarak në NATO, edhe pse është ushtarak në rezervë. Ahmetaj e cilësoi Komisionin e Sigurisë si një institucion të mbushur me kriminelë dhe spiunë të Sigurimit. Përplasja të ashpër Ahmetajt pati edhe me ish-deputetin Arben Çuko.

Aktualitet Ilir Meta këshilltarët Monika Kryemadhi Presidenca