Politike15 Shtator 2018, 11:09

Meta ndjen fundin e tij, ‘tërhiqet’ nga udhëheqja e vendit, mesazh të fortë gjithë politikanëve të tjerë të

Shkruar nga Pamfleti

Preidenti Ilir Meta ka dhënë sot një mesazh të fortë, teksa shënohet dita e Demokracisë.

Meta duket se ka kuptuar më në fund se ka ardhur fundi i tij, pasi Vettingu është nëpër këmbë dhe do të nisë shumë shpejt të presë ‘kokat’ e krimit në politikë, ndaj dhe është shprehur se proceset demokratike në vendin tonë duhet të udhëhiqen nga të rinjtë.

Sipas tij, demokracia nuk vjen si dhuratë dhe as qëndron si e tillë, ajo duhet ruajtur dhe mbrojtur sipas standardeve më të avancuara, siç e meriton kombi ynë, duke lënë të kuptuar në mesazhin e tij se këtë nuk mund ta bëjnë më politikanët e përlyer në krim e korrupsion, mes të cilëve është edhe vetë, por duhet ta bëjnë të rinjtë.

“Demokracia nuk është dhënë një herë e përgjithmonë. Demokracia nuk vjen si dhuratë dhe as qëndron si e tillë. Demokracia duhet ruajtur, duhet mbrojtur, duhet zhvilluar sipas standardeve më të avancuara dhe siç e meriton një komb si i yni, që ka vuajtur shumë nga mungesa e saj. Rinia e sotme, me shpirtin e lirë, energjinë, guximin e kurajon e saj, të udhëheqë proceset demokratike për europianizimin e plotë të vendit”, shkruan Meta. 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike dita e demokracise Ilir Meta