Politike29 Tetor 2022, 15:04

Meta në "ekstazë" nga aleanca me Doktorin, thirrje për mobilizim më 12 nëntor: Koha për t'i dhënë fund regjimit "Rama"

Shkruar nga Pamfleti
Meta në "ekstazë" nga aleanca me Doktorin, thirrje për

Meta në "ekstazë" nga aleanca me Doktorin, thirrje për mobilizim më 12 nëntor: Koha për t'i dhënë fund regjimit "Rama"

Ilir Meta, në ekstazë nga aleanca me Doktorin, ka nisur sulmet ndaj qeverisë duke bërë thirrje për mobilizim më 12 nëntor. Sipas Metës, përgjegjës për keqqeverisjen dhe situatën ku ndodhet vendi është regjimi i Edi Ramës.

Gjatë fjalës së mbajtur në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë, Meta është zotuar për protesta të fuqishme për t’i dhënë fund regjimit.

“Vetëm për shkak të rilindjes qytetarë të pafajshëm e të rinj vriten nga dora e policisë së patronazhistëve dhe askush nuk dënohet apo jep llogari. Jepen pensionet më të ulëta por kemi çmimet më të larta të kosto bazike për çdo familje e taksa më të larta në rajon. Sot qytetarët presin heqjen e prangave dhe shembjen e burgut ku jetojmë dhe ne do ta shëmbim. Ky është borxhi që kemi. Koha nuk pret më. Koha është tani që PL dhe opozita e bashkuar ti japë fund sundimit të regjimit që u ka rrëmbyer liritë tinëzisht shqiptarëve. PL angazhohet solemnisht ti japë fund regjimit për të vendosur sundimin e ligjit”- shkruan Meta.

Ai ftoi anëtarët të jenë më 12 nëntor në shesh për protestën e thirrur nga Partia Demokratike, me të cilën do të jenë në koalicion edhe në zgjedhjet vendore të 2023.

Nga kjo konventë të nisemi drejt 12 nëntorit, protestës kombëtare që na pret për ti treguar Shqipërisë e Botës se ne jemi popull shqiponjash e nuk ka sorrë rilindjeje që I tremb shqiptarët. Të gjithë së bashku të nisemi drejt 14 majit, ditës së triumfit të pluralizimit mbi monizmin. Erdhi ora për ti dhënë ndëshkimin e merituar”- tha Meta teksa shprehu kënaqësinë për koalicionin me PD-në.

“Jam shumë i kënaqur që jemi tashmë të angazhuar të gjithë edhe me PD-në, si partia kryesore e opozitës për ta bërë referendumin një realitet dhe për ti dhënë mundësinë qytetarëve që një herë e përgjithmonë të jenë ata zotër të këtij vendi e kurrë pushteti i radhës. Referendum ka qenë angazhimi kryesor dhe për realizimin e tij do të bëjmë çdo sakrificë.”

Në zgjedhjet vendore opozita synon të largojë Erion Veliaj dhe të marrë Tiranën.

Tirana është kthyer në një kurth betoni dhe stresi, trafiku dhe humbje kohe pafund, ku korrupsioni vret shëndetin dhe jetën e fëmijëve, të moshuarve dhe të gjithë qytetarëve të Tiranës.  Treguesit e Tiranës janë katastrofikë dhe përkeqësohen dita ditës, që nga ndotja e mjedisit, asgjesimi i gjelbërimit, taksat shumë të larta, furnizimi me ujë të pijshëm, shërbimi shëndetësor, trafiku dhe parkingjet.

Prandaj, sot më shumë se kurrë Tirana ka nevojë për fitoren e opozitës dhe të programit të saj për shpëtimin e Tiranës dhe të gjitha bashkive të vendit, për vendosjen e një llogaridhënie rigoroze dhe për zbardhjen e të gjitha aferave shumë të rënda korruptive që janë bërë në kurriz të qytetarëve nga kryetarët e bashkive dhe Këshillat Bashkiake.

Fitorja e Opozitës është e vetmja mundësi që qytetarët të rimarrin në kontroll qytetet e tyre, të dëgjohen dhe imponojnë vullnetin e tyre në Bashkitë dhe Këshillat Bashkiake, drejtpërdrejtë, por edhe nëpërmjet referendumit”- tha Meta.

Politike Meta