Politike27 Korrik 2022, 16:03

“Meta nuk është spiun”, Partia e Lirisë: Autoriteti i Dosjeve të sqarojë kush është shtetasi I.M

Shkruar nga Pamfleti
“Meta nuk është spiun”, Partia e Lirisë: Autoriteti i

Silva Caka, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun ne Partine e Lirisë, në një deklaratë për mediat nisi të justifikonte lidhjen e Ish presidentit Meta me personin me iniciale I.M.

Në deklaratën e sajë Caka u shpreh se Ish presidenti Ilir Meta nuk është personi me inicialet I.M, dhe se Meta nuk ka asnjë lidhje me shtetasin I.M. Pasi Meta nuk i ka dërguar kurrë një kërkes Autoritetit të dosjeve për informim.

Sipas sajë është një person tjetër me inicialet I.M i cili ka dërguar kërkesë për informim Autoritetit të dosjeve dhe dosja i është dorzuar personit I.M, jo Ilir Metës.

Lidhur me vendimin 227, datë 17.5.2022, të Autoritetit të Dosjeve, të publikuar sot në media, konfirmojmë zyrtarisht se: Kryetari i Partisë së Lirisë, z.Ilir Rexhep Meta nuk i është drejtuar kurrë Autoritetit të Dosjeve me asnjë kërkesë për informim.

Autoriteti i Dosjeve nuk i ka vendosur kurrë në dispozicion me kërkesë të tij, z.Ilir Rexhep Meta një dosje të ish-Sigurimit për shtetasin I.M. Vendimi i Autoritetit të Dosjeve, siç rezulton nga vendimi i është dorëzuar shtetasit I.M, që e ka kërkuar, në një “datë historike”, 17 majin e martesës Rama-Basha, por kurrë z.Ilir Rexhep Meta. Ky vendim provon se Kryetari i Partisë së Lirisë, z.Ilir Rexhep Meta nuk ka asnjë lidhje me shtetasin I.M”, tha ajo.

Në deklaratën e sajë ajo kërkoi që Autoriteti i Dosjeve  të sqarojë publikun se kush është shtetasi I.M, duke u shprehur e sigurte që nuk është Ilir meta ajo përfundoi deklaratën e sajë duke thënë se “ Asgjë nuk e ndal Revolucionin e Korrupsionit”.

“I bëjmë thirrje Autoritetit të Dosjeve, që me një e-mail anonim justifikon këtë lojë të pështirë institucionale, politike dhe mediatike, kur e di shumë mirë brendinë e dosjes dhe pasojat e saj, të sqarojë menjëherë kush është shtetasi I.M. ASGJË NUK E NDAL REVOLUCIONIN ANTIKORRUPSION!”, përfundoj deklaratën Caka.

Politike #I.M Meta Partia e Lirisë