Prandaj s’po i ndez “fitili” i dinamitit kundër Amerikës milionerit Ilir Meta. I braktisi topat miku i fortë i Rusisë, po i dridhen “topet” para Yuri Kim Presidentit të Republikës që shfleton fletë të kushtetutës për të mbuluar turpet e veta.
Shkruan Sokol Pepushaj
Berisha e Meta janë më trima se Nano e Rama, ndaj amerikanët në fillim do arrestojnë dy “Peshqit” më zevzekë.
Të tjerët janë më të vegjël, shumë më të vegjël. Çdo shqiptar, çdo ambasador, çdo analfabet, pyeteni pa frike, se e di që drejtuesit e Katër Klaneve Mafioze janë këta katër milionerë me rroga anemike e pa asnjë pasuri të trashëguar.
Prandaj s’po i ndez “fitili” i dinamitit kundër Amerikës milionerit Ilir Meta.
I braktisi topat miku i fortë i Rusisë, po i dridhen “topet” para Yuri Kim Presidentit të Republikës që shfleton fletë të kushteturës për të mbuluar turpet e veta.
Ata që merren me qentë dhe të çmendurit, e shpjegojnë pse ky bën shpesh foto me to. Qentë nuk flasin, por thonë shumë. Edhe Presidenti ynë e ka pasuruar fjalorin me kode. Kur thotë se nëse ka palaço në trupat diplomatike që i tundin prangat, e ka me ambasadoren Yuri Kim dhe “non-grata”-n që ajo duket se e ka gati. Mjafton të hapë “çantën” Yuri Kim e të nxjerrë “dhuratat” për Shqipërinë. Aty, Ilir Meta bëhet Sali Berishë e nisen bashkë në rrugën që u ka çelur vëlla Hashimi. Thaçi, edhe pas një viti e ca burg, është i pabindur në fajësi, por dosja e trashë është atje e pret të hapet.
Meta, por as Berisha, Nano apo Rama s’kanë bërë gabime të shkojnë ta takojnë në qelinë e Hagës sivëllain e tyre.
Këta gabimet i fshehin pas krimeve.
Pra, nuk është gabim që Ilir Meta është i vetmi President në Botë kaq i pasur, kaq i urryer nga populli i tij, kaq i armiqësuar me Amerikën e demokracinë. Sot në modën e politikës janë krimet dhe pasuritë pa djersë.
Kriminelët edhe i njohim edhe i mbajmë emblemë.
Të ngjan se s’gjen asnjë zyrë shteti pa hajdutë e vese të këqia, pa antiamerikanë. Pasuria e njërit i ngjan pasurisë së tjetrit, intelekti i njërit aty-aty është me intelektin e tjetrit, Pra, njëri të ngjan më budalla se tjetri e tjetri më antiamerinan se i pari. Këta përbëjnë partitë, mbushin sallat e sheshet, shkojnë sa tek Rama e Basha, tek Berisha e Meta.
Herë demonstron tension publik Saliu e herë Iliri, për të mbajtur në skenë Edi Ramën e në prapaskenë Fatos Nanon.
Po pse prijnë këta?
Sepse “non-grata”-t e tjerë janë të vegjël për t’i ‘lehur’ Amerikës. Ata që kanë zë janë vetëm katër. Hajdutët e tjerë shkojnë lehtë në burg. Ndeshja amerikane është me Katër Klanet Mafioze që drejtojnë 20 familjet kriminale. Sali Berisha dhe Ilir Meta janë më trima se Fatos Nano dhe Edi Rama, ndaj amerikanët po arrestojnë të parët këta.
Prandaj Ilir Meta para arrestimit i leh si qen Yuri Kim-it./Pamfleti