Politike24 Korrik 2022, 09:09

Meta "përshëndetet" me Presidencën, mesazh shqiptarëve: Uroj më të mirën për kombin tonë

Shkruar nga Pamfleti
Meta "përshëndetet" me Presidencën, mesazh

Ilir Meta përshëndeti virtualisht ditën e sotme Presidencën të cilën e drejtoi për 5 vite.

Në ditën e fundit si Presidenti i Republikës, ai ka dhënë një mesazh lamtumire, të shoqëruar me një fotografi familjare mes tre fëmijëve të tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta theksoi se ishte një nder dhe privilegj që shërbeu në krye të shtetit, duke i lënë uratën për më të mirat këtij vendi.

“Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë. Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare! Zoti e bekoftë Shqipërinë”, shkruan Meta.

Ajo që vihet re në panoramën familjare, është se mungon Monika Kryemadhi, e cila nuk pranoi as të quhej “Zonjë e Parë” duke ia kaluar postin vajzës së saj.

Përveç deklaratave kundër SHBA dhe ambasadores amerikane Yuri Kim, Meta si President do të kujtohet për dekoratat e titujt “Mjeshtër i Madh” që shpërndau pa kriter.

Politike #largohet nga presidenca Ilir Meta