Politike 7 Janar 2023, 16:44

“Meta politikani më i urryer”, Spahiu: Viti 2023 shënon zyrtarisht shkrirjen Partisë së Lirisë

Shkruar nga Pamfleti
“Meta politikani më i urryer”, Spahiu: Viti 2023 shënon

Juristi Kreshnik Spahiu thotë  se në Shqipëri nuk ka 2 apo 3 parti, por vetëm 1 parti të ndarë në 2-3 degë në bazë të një marrëveshjeje të fshehtë  mes tre liderëve Rama-Berisha-Meta.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se viti 2023 shënon zyrtarisht shkrirjen e  Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Sipas Spahiut, në zgjedhjet e ardhshme kjo parti do të jetë thjesht një logo si 4 partitë  e tjera logot e të cilave i ka blerë Berisha.

Viti 2023 shënon zyrtarisht shkrirjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim ose siç quhet tani PL. Mendoj se ky është lajmi më i mire për Shqipërinë dhe shenja e parë që mund të nisë të çmontohet ky lloj sistemi elektoral. Shkrirja  e saj do të bëjë që asnjë bashki të mos ketë kryetar nga  LSI. Në zgjedhjet e ardhshme  kjo parti do të jetë thjesht një logo si 4 partitë e tjera, logot e të cilave i ka blerë Berisha duke u dhënë nga një deputet në parlament. Nuk do ketë grup parlamentar,  do kemi vetëm një person të  futur në Parlament. Këtë e thotë sondazhi i Euroneës që gjithmonë ka një marzh shumë të vogël gabimi. Provohet që Meta është politikani më i urryer në Shqipëri”, tha Spahiu.

Politike Meta Partia e Lirisë Spahiu