Politike 1 Shtator 2022, 15:51

Meta pranon se po bëjnë gati terrenin për protesta e trazira: Unë dhe Berisha kemi kimi të mrekullueshme

Shkruar nga Pamfleti
Meta pranon se po bëjnë gati terrenin për protesta e trazira:

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ka shprehur edhe një herë “dashurinë” Sali Berishës. Sot pati një takim të fshehtë mes tyre dhe Meta u pyet nga gazetarët.

Me zotin Berisha kemi kimi të mrekullueshme, kështu që takohemi nuk takohemi, jemi online”, tha ai.

Sa iu përket protestave ai tha se shqiptarët duhet të jenë çdo minutë në protestë.

Shqiptarët duhet të jenë çdo minutë në protestë. Këta vjedhin çdo ditë. Shihet me çmimin e naftës. Kanë kaluar çdo limit aq sa duket sikur jemi ne në luftë dhe jo Ukraina. Sepse shteti shqiptar ju ka shpallur, luftë qytetarëve shqiptar. Kjo qeveri ka vetëm një mision, shkatërrimin e këtij vendi, plaçkitjet e këtij vendi”, tha ai.

Sinjalet janë se dyshja Meta-Berisha po përgatiten për trazira në shtator. Dyshimet janë se dhe në takimin mes tyre kjo është diskutuar.

Politike Berisha Meta trazira