Politike 4 Tetor 2022, 14:43

Meta refuzon bashkëpunimin me Alibeajn: Nuk bisedojmë me ata që bëjnë opozitë me regji

Shkruar nga Pamfleti
Meta refuzon bashkëpunimin me Alibeajn: Nuk bisedojmë me ata që

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur ditën e sotme  për bashkëpunim me të gjithë opozitën për zgjedhjet vendore.

Meta i ka mbyllur derën e bashkëpunimit grupit të Alibeajt për ‘vendoret’, ku u shpreh se Partia e Lirisë nuk  bisedon me ata që bëjnë opozitë me regji.
“Unë nuk mbyll asnjë derë, nuk është detyra ime as të mbyll e as të hap. Kam që në 2 mars që jam në sheh përballë këtij regjimi. Kam qenë më parë si president, i vetëm, me përkrahjen e popullit, tani jam më komod se kem një forcë politike, pavarësisht traumave që ka kaluar në ta kaluarën, ka një dinamikë që do jetë spektakolare. Të gjithë mund ta gjykojnë se ku qëndron njëri dhe tjetri në raport me regjimin.

Nuk është detyra ime të mbaj komunikim me cilindo, s’kam ndërprerë komunikim me askënd dhe jam tërë ditën në komunikim me të gjithë ata që duan të bëjnë opozitë të vërtetë dhe jo me ata që bëjnë opozitë me regji, hajde bëjmë sikur bëjmë opozitë”, tha Meta.

Politike Alibeaj Ilir Meta zgjedhjet vendore