Politike28 Korrik 2022, 13:10

Meta spiun i Sigurimit, Spiropali: Monstra më e madhe që ka pjellë deri më sot Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti
Meta spiun i Sigurimit, Spiropali: Monstra më e madhe që ka

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar për lajmin se Ilir Meta sipas Autoritetit të Dosjeve qenë spiun i ish-Sigurimit të Shtetit.

Spiropali ka zgjedhur të publikojë një fragment të një shkrimi të Ismail Kadaresë për ‘Krimet e pandëshkuara të komunizmit’ , duke thumbuar kështu indirekt Ilir Metën.

“Armata e spiunëve ka gjetur qetësi. Ata jo vetëm nuk kërkohen e nuk zbulohen më, por janë kthyer në një mall tepër të çmuar. Gjejnë punë të mira, fitojnë dekorata, tituj dhe kryesorja, të strehuar shpesh në internet, me nofka, si dikur, kanë ndjesinë e kthimit të kohës së tyre.

Ish-Sigurimi i Shtetit, monstra më e madhe që ka pjellë deri më sot kombi shqiptar, i rrëzuar, siç është, ndien me siguri ngazëllim sa herë që njerëzit e tij ia dalin të ngjiten në sipërfaqe. Të vihen në qendër të vëmendjes, të bëhen të suksesshëm, të kafshojnë si dikur.

Ismail Kadare”, shkruan Spiropali në reagimin e saj.

Politike Elisa Spiropali Meta spiun