alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Meta strehohet në Korçë nga frika e “21 Janarit”, Rama e akuzon se po tallet me qytetarët me dhëniet e dekoratave

22/01/2022, 9:08
ne Politike
A A

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta iu janë rikthyer përplasjeve mes njëri-tjetrit. Dje u shënuan plot 11 vite nga protesta e 21 janarit, ku mbetën të vrarë katër qytetarët.


-Lexo edhe:

Sulmet ndaj deputetit gjerman, Bardhi: Berisha t’i japë fund pengmarrjes së PD, po na izolon ndërkombëtarisht

Raporti i FMN, LSI: Të shkrihet menjëherë Bordi i Transparencës

Ky tubim u organizua asokohe nga Partia Socialiste, për shkak të skandaleve të qeverisë “Berisha 2” dhe një video që tregonte përfshirjen e Ilir Metës në korrupsion. Mirëpo ky i fundit ka zgjedhur që të “arratiset” dje nga Tirana për t’u strehuar në qytetin e Korçës dhe për të shmangur ceremoninë e “21 Janarit” që tashmë kujtohet çdo vit nga socialistët dhe komentohet gjerësisht në mediat vizive dhe të shkruara. Meta shkoi dje në Korçë me pretekstin se do të vlerësonte me dekorata disa artistë korçarë.

Pas këtij aktiviteti, kreu i shtetit doli para mediave, ndërsa nuk pranoi që t’u përgjigjet gazetarëve në lidhje me ngjarjen e “21 Janarit”. 11 vite nga vdekja e 4 protestuesve të pafajshëm, Meta nuk gjeti asnjë fjalë ngushëlluese për familjarët e viktimave, teksa u shpreh sot, pra dje, sipas tij, është koha për të dhënë mesazhe për artin dhe kulturën. “Jemi pikërisht në një ditë të tillë sipas kalendarit dhe jemi për të dhënë mesazhe për artin dhe kulturën”, deklaroi Meta.

Rama akuzon Metën për dekoratat

Por shmangien që Ilir Meta i bëri dje nga Korça pyetjeve për “21 Janarin”, e komentoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili madje ngriti pyetjen se për çfarë të përgjigjet presidenti? Duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve të tij në “Facebook”, kryeministri Rama theksoi se Meta nuk ka se ç’bën tjetër, teksa shtoi se dekoratat e Metës janë “tallje” për ata që shkojnë dhe i marrin.

“Si prisni të përgjigjet Ilir Meta për 21 janarin dhe çfarë të bëjë përveç se të shpërndajë dekorata? Dekorata pa asnjë vlerë, pa asnjë kuptim, pa asnjë përmbajtje, që janë një tallje e madhe me ata njerëz që për fat të keq shkojnë e i marrin dekoratat e Ilir Metës sepse janë realisht bosh në përmbajtje, bosh në kuptim, bosh në vlerë”, deklaroi ai.

Më tej komentuesit i kërkuan llogari kryeministrit Rama se përse e zgjodhi Ilir Metën si president. Mirëpo shefi i qeverisë u përgjigj Ilir Meta është zgjedhur president me votat e tij dhe jo me votat e PS.

“Ne nuk kishim votat për të zgjedhur Presidentin e Republikës, nuk i kishim, se po të kishim votat sigurisht nuk do të zgjidhnim Ilir Metën, por nuk i kishim votat. Dhe mes një të keqeje si ajo e zgjedhjes së Ilir Metës dhe një të keqeje tjetër shumë më të madhe si ajo e rifutjes së vendit në një proces kaotik, nga e para, ne zgjodhëm të keqen më të vogël”, nënvizoi Rama.

Presidenca i përgjigjet Ramës

Megjithatë menjëherë pas deklaratës së kryeministri Rama, ka reaguar dje edhe presidenca. Përmes një statusi në rrjetet sociale zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi e cilëson Ramën një piktor të dështuar i cili sipas tij, ka mllef dhe inat me Korçën e vlerave.

“Ç’po na dëgjojnë veshët! Korça e arsimit, artit, kulturës dhe qytetarisë pa vlera? Teatri “Andon Zako Çajupi” pa vlera? Artistët e mirënjohur korçarë pa vlera? Kush ka më shumë vlerë? Zhgaravinat që shiten si piktura? Apo pocaqitë e baltës që shiten si “vepra arti”? Mllef dhe inat kaq të madh me Korçën e vlerave vetëm një piktor i dështuar antivlerë mund të ketë! Fale o Zot”, shkruan Blushi./Gazeta Sot

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Politike

Sulmet ndaj deputetit gjerman, Bardhi: Berisha t’i japë fund pengmarrjes së PD, po na izolon ndërkombëtarisht

20/05/2022, 14:29
Politike

Raporti i FMN, LSI: Të shkrihet menjëherë Bordi i Transparencës

20/05/2022, 13:42
Kryesore

Berisha drejt izolimit total/ Ju shpall luftë edhe gjermanëve, francezët hedhin në kosh padinë për Sekretarin Blinken

20/05/2022, 12:59
Politike

“Bosët e krimit u arratisën pas njoftimit që morën”, Berisha sulmon SPAK: Operacioni dje ishte disfatë

20/05/2022, 12:39
Politike

Takimi me Charles Michel, Rama: Do kërkojmë ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

20/05/2022, 12:33
Politike

Presidenti i Këshillit Europian: Po bëjmë gjithçka për të përshpejtuar procedurat për negociatat me Shqipërinë

20/05/2022, 12:20
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Atentat për vrasjen e Aleksandër Vuçiç? Ministri i Brendshëm zbulon skenarin: Kush ishte grupi kriminal dhe ultimatimi i prerë që kishin lënë

Aksidentoi për vdekje të moshuarin dhe e hodhi në kanal për të fshehur gjurmët, arrestohet shoferi në Elbasan

Lajmi i Dites

Si gjyqtarja e babëzitur, “nona” e korrupsionit dhe e kriminelëve, Iliba Bezati, i dha Gjiknurit për hotel në Jalë, tokën që i grabiti familjes “Koço”

Si gjyqtarja e babëzitur, “nona” e korrupsionit dhe e kriminelëve, Iliba Bezati, i dha Gjiknurit për hotel në Jalë, tokën që i grabiti familjes “Koço”

20/05/2022, 12:38

Lajmet e fundit

Pas Maqedonisë së Veriut, nisin protestat edhe mësuesit në Kosovë: 100 euro shtesë në muaj deri në rritjen e pagave!

Pas Maqedonisë së Veriut, nisin protestat edhe mësuesit në Kosovë: 100 euro shtesë në muaj deri në rritjen e pagave!

20/05/2022, 15:52
Sigurim ushqimi në hapësirë: kultivim sallate në Hënë

Sigurim ushqimi në hapësirë: kultivim sallate në Hënë

20/05/2022, 15:41

Nikolla Gruevski dënohet me 9 vite të tjera burg

20/05/2022, 15:30
97-vjetori i themelimit, KLSH hap dyert për publikun, mundësi për t’u njohur me historikun dhe biseduar me audituesit

97-vjetori i themelimit, KLSH hap dyert për publikun, mundësi për t’u njohur me historikun dhe biseduar me audituesit

20/05/2022, 15:18

Shtetet e QUINT-it thirrje qeverisë së Kosovës të zbatojë vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

20/05/2022, 15:12

Tmerri i luftës, ushtari ukrainas i kapur rob nga rusët publikon imazhet e “ferrit” në fabrikën e çelikut

20/05/2022, 15:01
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Më 5 maj 2021, Bezati e babëzitur e Apelit të Vlorës, është çuar përsëri në proces “Veting”-u, me vendim të OMN- SHBA, sepse ka prova të shumta kriminale me dosjet e saj gjyqësore, për lirim zyrtarësh të korruptuar, lirim trafikantësh, kontrabandistësh, përdhunuesish, grabitësish me dhunë, vrasësish dhe ligjërim tokash të grabitura në bregdet, pasqyrë e të cilave është pasuria e saj prej pasanikeje

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #gjyqtarja #nona #korrupsion #kriminal #damiangjiknuri #hotel #jale #shqiperia #kosova #lajmeshqip
  • 20 vjet më parë, më 19 maj 2002, ndërroi jetë pranë Liqenit të Luleve në Lurë, ambasadori amerikan Joseph Limpreht. 

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #liqeniiluleve #lure #ambasadoramerican
  • Ndërkohë, Departamenti amerikan i Thesarit pritet të shpallë ‘non grata’ edhe biznesmenë të tjerë që kanë mbështetur politikanë të listës së zezë së DASH

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #departamentiamerikan #thesar #dash #nongrata

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In