Politike 1 Korrik 2022, 22:52

“Meta thotë se është i pastër si floriri, Berisha pasurinë e ka me djersë”, Ilir Demalia ironizon “ndershmërinë” e pushtetarëve

Shkruar nga Pamfleti
“Meta thotë se është i pastër si floriri, Berisha

Analisti Ilir Demalia, ka reaguar pas deklaratave të Ish-kryeministrit Sali Berisha se pasurinë e tij e kishte fituar me djers e me mund dhe se nuk kishte vjedhur asnjë qindarkë.

Analisti Demalia me anë të një postimi në Facebook, bën ironi me deklaratat e famshme lidhur me pasurit e krijuara “ndershmërisht”, nga presidenti Ilir meta, ish-kryeministri Berisha dhe kryeministri Edi Rama.

Demalia shkruan që njërit ja ka kontrolluar fuqia më e madhe botërore, duke nën kuptuar Berishën, tjetrit s’ka bir ku*ve ti gjejë lekë të paligjshme, duke ju drejtuar Ramës, ndërsa i fundit është i pastër si floriri por jo se ka flori, duke ironizuar Metën.

Ai e mbylli postimin e tij me disa vargjet e të madhit- At Gjergj Fishta, si për të përshkruar, Berishën, Metën dhe Ramën, si tradhtarë të atdheut.

Postimi i Ilir Demalias

Para dy ditësh SALI Berisha në takimin me demostrataxhit e 7 Korrikut tha: Edi Rama ka 9 vjet që investigon pasuritë e mija dhe nuk mund të gjej një lek të jashtëligjshëm mua dhe familjes sime e fëmijëve të mi. Po ashtu Superfuqia më e madhe e botës më ka investiguar dhe nuk gjen një dollar të paligjshëm mua dhe familjes sime dhe nuk do të gjejnë dhe 30 vjet. Edi Rama ka 20 vjet që thotë se nuk ka bir kurve që të gjej një lek të tjetërkujt apo të paligjshëm në xhepat e mijë. Ilir Meta thotë se është i pastër si floriri dhe prandaj i thonë Ilir floriri jo se ka flori dhe pasuri të lidhjve korruptive dhe kriminale.
“O Zot që gjuen me rrufe lisa male kot
Tradhtarët na lanë pa atdhe.
Ju s‘jeni gja tjetë veç se JUDA Iskariotē që e shitni atdheun pë një zallotë”
Shkruante Vigani Veriut At Fishta”.

Politike Berisha Meta Rama