Politike 4 Tetor 2022, 21:46

Metës nuk i del inati me Bashën: Tradhtoi kauzat e opozitës, vetëm unë me Berishën mbrojmë interesat kombëtare

Shkruar nga Pamfleti
Metës nuk i del inati me Bashën: Tradhtoi kauzat e opozitës,

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi se ‘Bashizmi’ është një sëmundje e rëndë në vend prej 8-9 vitesh.

Meta tha Lulzim Basha tradhtoi kauzat e qytetarëve ndërsa shtoi se 80 për qind e shqiptarëve tashmë janë në opozitë.

Sëmundja e mashtrimit të qytetarëve, opozitarëve, atë detyrë kishte, t’i mbronte, tradhtoi kauzat e tyre, i dorëzoi tek kundërshtari, grabitësi i të gjithë mjeteve me të cilat opozita mbron demokracinë, qytetarët.

Bojkoti i qëllimshëm i Reformës në Drejtësi, djegia e mandateve në mënyrë të vetëdijshme, i fali pushtetin lokal Ramës. Justifikime që do bëjmë kështu e ashtu, lodhje e opozitarëve.

Ka një sëmundje tjetër të ‘Bashizmit’ që gjërat lihen për në fund, sikur jemi një vend me gjëra në rregull. Sëmundje që s ‘ështe se iku zotëria dhe ajo iku menjëherë, kjo ka përfshirë në tërësi opozitën.

Jam i sigurt se 80 për qind e shqiptarëve janë në opozitë, edhe masa dërrmuese që ndihen tradicionalisht socialistë. Kemi për qëllim vendosjen e demokracisë dhe mbrojtjen e interesit kombëtar“, tha Meta në “A Show”.

Politike Basha Meta