Politike11 Gusht 2022, 22:56

Metës nuk i del inati, tjetër thirrje durrsakëve për të rrëzuar Ramën: Duhet të reagoni, të mbrojmë identitetin tonë

Shkruar nga Pamfleti
Metës nuk i del inati, tjetër thirrje durrsakëve për të

Ilir Metës duket se nuk i del inati me Ramën. Ai ishte në Durrës sot, ku e paralajmëroi se do e rrëzojë nga pushteti. Kreu i Partisë së Lirisë ka përsëritur sërish thirrjet duke kërkuar mbështetje nga durrsakët.

Durrësi ka sot shumë arsye për të reaguar, për të zgjuar qytetarinë, për të ruajtur identitetin, për të mbrojtur komunitetin, familjen dhe vlerat e saj”, shkruan Meta përkrah videos nga takimi.

Gjatë takimit sot, Meta deklaroi se Durrësi është viktimë e vjedhjeve përmes investimeve dhe ngriti pyetjen se pse një pjatë peshk në Durrës kushton sot më shtrenjtë se sa në Kosovë.

Në këtë drejtim, unë ju ftoj të gjithëve ju këtu, të rrisim forcën reaguese shqiptare. Të rrisim kapacitetet investiguese, që duan funksionimin e shtetit ligjor. T’u japim besim dhe forcë të gjithëve që të denoncojnë çdo padrejtësi, falsifikim kudo që ndodh. Edhe me një vesë të lehtë përmbytet. Jeni dëshmitar se çfarë ndodh, edhe pse janë bërë gjoja investime. Janë bërë investime për të vjedhur dhe jo për të zgjidhur problemet. Durrësi është një viktimë e madhe e këtij abuzimi. Me këtë potencial të jashtëzakonshëm që ka, me këto resurse si rrallë ndonjë qytet tjetër, është në këtë situatë që është. Pse kushton më shumë një pjatë peshk në Durrës se sa në Kosovë. Sepse kudo, edhe në fushën e peshkimit janë interesat e mbyllura të individëve të caktuar të lidhur me qeverinë dhe personalisht me Edi Ramën të cilët i ndryshojnë ligjet sipas dëshirës së tyre. Bëjnë ndryshime në ligj për të hequr licensat e të tjerëve”, tha Meta.

Politike Durrës Meta