
Mickoski: ‘Kushti badenter’ përcakton bashkëpunimin politik me shqiptarët
Shkup, 15 maj– VMRO-DPMNE i shikon partitë opozitare të shqiptarëve si partner për bashkëpunim, dhe kjo nuk ka dilemë, por në Kushtetutën tona ekziston një kusht që vlen dhe ai është i Badenterit, nga i cili do të varet edhe realizimi i reformave që planifikojmë t’i zbatojmë, deklaroi të shtunën lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve “se me kë do të bashkëpunonte nga partitë shqiptare nëse shkon në zgjedhje”.
“Prandaj jam përpjekur të bëjmë ndryshime, siç janë përqindjet në Kushtetutë, të mos ketë Badenter, ndërsa njerëzit të kenë progres sipas kompetencave, njohurive dhe aftësive të veta. Të mundet shtetin ta udhëheqin ata që i ka zgjedhur populli”, tha Mickoski.
Sipas tij, madje edhe nëse VMRO-DPMNE i fiton 61 deputetë në Kuvend, pikërisht për shkak të “kushtit Badenter” do të duhet ta adaptojë koalicionin.
“Prandaj jam i bindur se partitë opozitare, thënë kushtimisht, partitë shqiptare, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do ta mundin BDI-në. Mendoj se është koha që BDI-ja ta kalojë një periudhë të caktuar në opozitë”, theksoi Mickoski.
Ai tha se VMRO-DPMNE e mbështet idenë e ndryshimit të Kodit zgjedhor me vendosjen e një njësie zgjedhore, por se ndryshimet e tilla nuk varen nga partia.
Mickoski ju bëri thirrje liderëve të partive më të vogla anëtare të koalicionit qeveritar ta përmbushin premtimin që e kanë dhënë para qytetarëve se do ta braktisin Qeverinë, nëse nuk pranohet propozimi i tyre për vendosjen e një njësie zgjedhore./Pamfleti