Sport24 Mars 2018, 22:06

Migjen Basha titullar, Bari fiton në Serie B kundër Breshias

Shkruar nga Pamfleti
Migjen Basha titullar, Bari fiton në Serie B kundër Breshias

Migjen Basha titullar, Bari fiton në Serie B kundër Breshias

Trajneri Kristian Panuci nuk i ftoi në Kombëtare, duke lënë të nënkuptuar se Ansi Agolli dhe Migjen Basha janë në moshë madhore dhe nuk janë më e ardhmja e përfaqësueses, pra ai i pensionoi ata. Por të dy lojtarët janë në formë të mirë dhe këtë e dëshmon performanca e tyre në fushë. Së fundmi kosovari Migjen basha shkëlqeu në Serie B. Në fakt, ishte fitore e pastër 3-0 e Barit në “San Nicola” ndaj Brescias, në një sfidë ku për 63 minuta qëndroi në fushë për puljezët Migjen Basha, i cili nuk është grumbulluar nga Panucci për miqësoren me Norvegjinë.

Skuadra e Fabio Grossos e dominoi takimin në çdo aspekt, duke mos e vënë në asnjë moment në dyshim suksesin, që erdhi pas tre barazimeve radhazi. Në minutën e 8-të e zhllokoi takimin Improta, ndërsa në të 30-të Bari kaloi në epërsi të dyfishtë me Cisse. Goli i tretë u shënua në pjesën e dytë nga Improta, që sigloi dygolësh në këtë sfidë. Me këtë fitore Bari ruan vendin e pestë me 50 pikë, vetëm katër pikë më pak se Frossinone e vendit të dytë, pozicion që të ngjit direkt në Serinë A, pa qenë nevojë të luash në play off. Në takimit tjetër të kësaj të shtune Spezia barazoi 1-1 me Ascolin. Pavarësisht se nuk ishte ftuar këtë herë, Basha mund ta marrë sërish ftesën në vjeshtë nëse vijon të ketë performancë të nivelit të lartë me Barin e tij. /Pamfleti.com

Sport