Bota30 Nëntor 2022, 18:23

Mijëra persona po i ikin luftës, Mbreti Charles hap një qendër strehimi për refugjatët ukrainas

Shkruar nga Pamfleti

Mbreti i Britanisë së Madhe, Charles III ka hapur një qendër strehimin për të akomoduar dhe mirëpritur refugjatët e ardhur nga Ukraina si rezultat i luftës.

Mbreti e vizitoi objektin i cili dodhet në Katedralen Katolike Ukrainase të Familjes së Shenjtë në Londër me Zonjën e Parë të Ukrainës Olena Zelenska.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Vizitorëve të profilit të lartë iu treguan disa nga shërbimet që ofroheshin brenda qendrës, duke përfshirë një klub bisedash në anglisht, një klasë terapie arti dhe një klub për nëna dhe fëmijë.

Mbreti ju uroi të pranishmëve Krishtlindjet në gjuhën ukrainase, ndërkohë që atij iu dha një dhuratë e veçantë në përfundim të vizitës.

Peshkopi Kenneth Nowakowski i dorëzoi mbretit një fotografi me kornizë, duke thënë: “Ne kemi një foto që është bërë e famshme në mbarë botën…”

Monarku shpërtheu duke qeshur teksa pa fotografinë e tij duke kërcyer vallen tradicionale ukrainase Hopak në vitin 1981 me një grup kërcimtarësh folklorikë në Derby.

Kjo është marrë kur ju ishit në Derbi për të vizituar komunitetin ukrainas. Më duhet të them se në të gjithë diasporën ukrainase kjo është një nga fotot tona më të dashura dhe do të doja që ta kishit ” tha peshkopi Nowakowski.

Bota Charles mbreti