Aktualitet23 Qershor 2022, 20:04

Mike Pence flet në kampin e muxhahedinëve: Zëri juaj në hapësirën globale është më i fortë se kurrë

Shkruar nga Pamfleti
Mike Pence flet në kampin e muxhahedinëve: Zëri juaj në

Ish-zv/presidenti amerikan Mike Pence ka zhvilluar sot një vizitë në vendin tonë, ku ka marr pjesë në një aktivitet të zhvilluar në kampin e muxhahedinëve në Manzë.

Në fjalën e tij, ai sulmoi ashpër Iranin, ndërsa vlerësoi muxhahedinët për rezistencën e tyre kundër regjimit të Ayatollahëve.

E di që shumë amerikanë kanë familjarët e tyre, 1.5 milionë amerikanë kanë lindur në Iran, pra SHBA sot është shtëpia e diasporës së Iranit më shumë se çdo vend tjetër në botë. Shumica e Iranianëve në SHBA kanë ardhur pas revolucionit të 1989 pasi e dinin që Amerika do të jetë gjithmonë toka e lirisë duke mbajtur flakën e lirisë në përjetësi. Jemi krenarë për komunitetin tonë irano-amerikan dhe bashkojmëzemrat me ata viktima që kanë humbur jetën e që kanë vuajtur. Je ju mbështesim, zëri juaj në hapësirën globale është më i fortë si gjithmonë. Ajo ishte tragjedia e epokës moderne. Populli i Iranit ka një vend të veçantë në zemrën time. Jam shumë modest kur them këtë. Kryengritjet dhe protestuesit vërshuan në rrugët e Iranit, e gjithë bota ishte dëshmitare teksa ata kërkonin përfundimin e këtyre vuajtjeve. Zemra e Amerikës është liria dhe nuk duhet të jeni kurrë të heshtur për mbrojtjen e lirisë”, tha ai.

Aktualitet muxhahedinë Pence