Kosova12 Dhjetor 2022, 14:30

Milaim Zeka: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë rënë në kurthin e Vuçiç

Shkruar nga Pamfleti
Milaim Zeka: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë rënë në

Gazetari Milaim Zeka thotë se rreth 2000 shtetas serbë janë evakuuar nga veriu i Kosovës, pas tensioneve të fundit në kufi.

“Gjendja nuk është aq dramatike, sa paraqitet nga ana e mediave serbe dhe nga ana e Vuçiç. Është gjendje e tensionuar, por janë tri ndërtesa të larta të banuara me shqiptarë dhe serbë. Tani këto tri banesa të larta janë të zbrazua nga banorët serbë. Dikur rreth 1800-2000 mijë banorë janë evakuuar serbë, gra, pleq dhe fëmijë. Forcat e errëta serbe janë duke përgatitur ndonjë luftë civile”, tha Zeka.

Ai komentoi edhe qëndrimet e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ku tha se kanë rënë në kurthin e Vuçiç.

“E vetmja kartë që është duke luajtur Vuçiç është karta e dialogut. Vjosa Osmani dhe Kurti kanë rënë në kurthin e Vuçiç, duke përdorur të njëjtën gjuhë ofenduese kërcënuese jo me Beogradin por me ndërkombëtarët. Ai është duke bërë dialog me Brukselin dhe Uashingtonin dhe jo me Kurtin”, tha ai për Euronews Albania.

Për të tretën ditë radhazi, veriu i Kosovës është ende i bllokuar nga qytetarët serbë. Kalimi në vendkalimin Bërnjak dhe Jarinje nuk është i mundur as në këmbë. Shkollat ​​fillore dhe të mesme në veri janë mbyllur. Ndërkohë sot pritet që KFOR-i gjatë orëve të ardhshme të largojë barrikadat e vendosura nga serbët lokalë në veri, por ende rrugët janë të bllokuara.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri të ditur se pas seancës së 15 dhjetorit, Qeveria e Serbisë do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të dërguar deri në 1.000 forca të sigurisë në Kosovë.

Ndërkohë i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të takojë sot në Prishtinë udhëheqësit e Republikës së Kosovës. Sakaq kryeministri Edi Rama tha se qeveria e Kosovës ka gjithë mbështetjen dhe solidaritetin e qeverisë shqiptare për situatën në veri.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u bëri thirrje serbëve në veri të Kosovës që të jenë të qetë dhe paqësor. Pak pas orës 21:00, breshëri zjarri dhe shpërthimi u dëgjuan në Rudar afër Zveçanit, ndërsa ende nuk dihet se kush ka qëlluar.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka bërë të ditur se është formuar Shtabi i Krizave, i cili do të raportojë rregullisht për gjendjen në terren. Për shkak të ngjarjeve në Kosovë është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi. Ambasadorët e SHBA-së dhe Britanisë kanë kërkuar që menjëherë të largohen barrikadat e vendosura në veri.

Prishtine Albin Kurti milaim zeka Vjosa Osmani Vucic

Kosova