Sport 9 Korrik 2018, 15:15

Milan heq dorë nga ylli i tyre për shkak të “FairPlay” financiar

Shkruar nga Pamfleti
Milan heq dorë nga ylli i tyre për shkak të

Kohë krize tek Milani! Pas shumë problemeve në presidencë, kanë ardhur dhe urdhra të prerë nga UEFA. Milani duhet të shesë lojtarët e saj më të mirë në mënyrë që të ruajë “FairPlay” financiar. Flitej se për të rregulluar financat do të largohej Bonuçi, por nuk do të jetë kështu.

Për të rregulluar gjithçka, Milanit i duhet të heqë dorë nga Suso. Vetëm ylli spanjoll vlen aq sa për të mbuluar shpenzimet tek Milani dhe që mund të rregullojë balancat. Milani është 35 milionë euro në borxh tek kompania Elliot, e cila ka marrë presidencën e kuqezinjve.

Këta të fundit kanë menduar të nxjerrin Suson në shitje që të marrim mbrapsht paratë e tyre. Situata po përkeqësohet gjithmonë e më shumë në kampin e “Djallit të kuq”.

Sport Milan Serie A Suso UEFA