Sport 1 Maj 2022, 17:06

Milani afrohet me titullin, Leao kthehet në hero për kuqezinjtë, Torino e Berishës përmbys Empolin e shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti
Milani afrohet me titullin, Leao kthehet në hero për kuqezinjtë,

Milani afrohet me titullin, Leao kthehet në hero për kuqezinjtë, Torino e Berishës përmbys Empolin e shqiptarëve

Milani arriti një tjetër fitore shumë të rëndësishme në garën për titull, duke mundur me rezultatin minimal Fiorentinën në “San Siro”. 

Loja nisi me shumë raste për kuqezinjtë, por që nuk mundën të finalizonin. Atëherë kur sfida mendohej se po shkonte drejt fundit, ishte portugezi Leao, i cili përfitoi në mënyrën më të mirë nga një gafë e portierit Terraçiano, për t’i dhënë tre pikët Milanit. 

Kështu skuadra e Piloit vazhdon të jetë në vendin e parë në renditje dhe tani shpreson për një gafë të Interit, për të thelluar akoma më shumë diferencën me rivalët. 

Në sfidën tjetër të luajtur, Torino mposhti me përmbysje Empolin, me shifrat 1-3, me Berishën që ishte në portë për miqtë, ndërsa nga ana tjetër, u aktivizua vetëm Asllani. 

Sport Empoli Fiorentina Milan Seria A Torino