Sport17 Shkurt 2019, 09:49

Milani do çmendurinë, gati të blejë Bale

Shkruar nga Pamfleti
Milani do çmendurinë, gati të blejë Bale

Milan nuk ka ndërmend të ndalet në merkato dhe gjatë verës mund të realizojë blerjen më të shtrenjtë të këtij viti. Sipas të përditshmes “Don Balon”, Leonardo dhe Maldini synojnë që të sjellin në “San Siro” sulmuesin uellsian Gareth Bale. 

Kuqezinjtë janë gati të ofrojnë 100 milionë euro për të marrë sulmuesin 29-vjeçar, duke formuar kështu një dyshe sulmi të frikshme bashkë me Piatek.

Prej kohësh përflitet se Bale mund të largohet nga Madridi, por këtë herë duket se “lamtumira” është e paevitueshme dhe ky mund të jetë sezoni i tij i fundit në “Bernabeu”. 

Sport Gareth Bae Milani