Sport12 Shtator 2018, 11:40

Milani gjen drejtorin e ri, merkato në Angli për zyrtarin e kuqezinjëve

Shkruar nga Pamfleti
Milani gjen drejtorin e ri, merkato në Angli për zyrtarin e

AC Milan's players celebrate after scoring a goal, during the Europa League third qualifying round, first leg, soccer match between AC Milan and Universitatea Craiova, in the Municipal stadium, Drobeta-Turnu Severin, Romania, Thursday, July 27, 2017. (AP Photo/Alexandru Dobre)

Rindërtimi i Milai-t po shkon drejt fundit, pas afrimit të shumë figurave të njohura, ka ardhur radha e një tjetri drejtori të afrohet. Bëhet fjalë për pozicionin e drejtorit ekzekutiv të klubit italian. 

Milani është shumë afër nënshkrimit të Ivan Gazidis, menaxher i Arsenalit. Sipas raportimeve nga “La Gazzetta dello Sport”, klubi kuqezi është i shtrënguar nga koha për ta mbushur këtë vend bosh në hierarkinë drejtuese.

Strategjia e ardhshme planifikimit për “fair-play financiar” me UEFA-n imponon nxitim në këtë drejtim dhe një figurë si Gazidis mund të provojë të jetë vendimtare. Ai duhet të kujdeset për pjesën administrative dhe financiare të klubit.

Sport Drejtor Milani