Sport 3 Gusht 2019, 20:32

Milani gjen mesfushorin, merkato në Angli

Shkruar nga Pamfleti
Milani gjen mesfushorin, merkato në Angli

Milani prej kohësh interesohet për Denis Praet, por nuk po arrijnë një marrëveshje me Sampdorian.

Sipas mediave angleze në garë për të marrë shërbimet e mesfushorit është futur edhe Leisteri, të cilët janë të gatshëm për të bërë një ofertë tjetër në drejtim të klubit italian.

Sampdoria ka refuzuar një ofertë prej 18 milionë eurosh nga anglezët, të cilët tani do të bëjnë një ofertë tjetër prej 20 milionë eurosh, plus bonuset. Xhampaolo e donte tek Milani, mesfushorin belg, por mesa duket e ardhmja e tij do të jetë larg Italisë.

Sport