Sport 8 Tetor 2022, 20:09

Milani harron Çelsin, i jep leksion Juventusit dhe kap kreun, tregon kush janë kampionët e Italisë

Shkruar nga Pamfleti
Milani harron Çelsin, i jep leksion Juventusit dhe kap kreun, tregon kush

Milani harron Çelsin, i jep leksion Juventusit dhe kap kreun, tregon kush janë kampionët e Italisë

Milan është kthyer te fitorja pas humbjes 3-0 të pësuar në mesjavë kundër Çelsit në Champions League.

Kampionët e Italisë kanë marrë një 3 pikësh shumë të rëndësishëm në kampionat, pasi kanë mundur 2-0 Juventusin në javën e 9 të Serisë A. Stadiumi u ngrit peshë në minutën e 20, kur Rafael Leaon e ndali vetëm shtylla nga goli.

Portugezi rrezikoi sërish portën e mbrojtur nga Shezni brenda fraksionit, por nuk pati shënjestrën e duhur për të dërguar topin pas shpinës së portierit polak. Goli i kampionëve të Italisë erdhi në fund nga Tomori. Për t’i dhënë qetësinë e duhur milanistëve mendoi Diaz me golin e tij, sapo fillon pjesa e dytë.

Në fund të pjesës së parë ishte Tomori, i cili kaloi në avantazh kuqezinjtë dhe 10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Brahim Diaz realizoi një supergol.

Me këtë fitore, Milani i bashkohet momentalisht në vendin e parë Napolit dhe Atalantës me 20 pikë, ndërsa Juventusi qendron në vendin e 8 me 13 pikë.

Sport Juventus Milan Seria A