Sport27 Gusht 2022, 22:49

Milani i lë “targën” Juventusit dhe Interit, Leao dhe Zhiru ‘përtypin’ Bolonjën dhe rikthejnë kuqezinjtë në krye (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Milani i lë “targën” Juventusit dhe Interit, Leao dhe

Milani i lë “targën” Juventusit dhe Interit, Leao dhe Zhiru ‘përtypin’ Bolonjën dhe rikthejnë kuqezinjtë në krye (Video)

Përfundon ndeshja e javës së tretë të Serisë A. Milani ka hedhur pas krahëve barazimin e javës së kaluar me Atalantën dhe është rikthyer te fitorja. Kuqezinjtë kanë mundur me rezultatin e pastër 2-0 Bolonjën në “San Siro”.

Kuqezinjtë hapën serinë e golave në minutën e 21. De Ketelar, i aktivizuar si titullar nga Pioli, përmbushi pritshmërinë në ndeshjen e tij të parë si titullar në kampionat. Ai diktoi ritmin që në startin e sfidës dhe krijoi aksione të njëpasnjëshme, me golin e Leaos që ishte padyshim meritë  e tij.

Për të dyfishuar shifrat mendoi Olivier Zhiru në minutën e 58. Leao nis një top në zonë për sulmuesin francez, i cili me një veprim akrobatik dërgoi sferën në rrjetë.

Në 3 ndeshjet e luajtura deri më tani, Milani mban vendin e parë  me 7 pikë, së bashku me Lacion, Torinon dhe Romën, ndërsa Bolonja renditet në vendin e 14 me 1 pikë.

Sport Bolonja Milan Seria A