Përfundon ndeshja e javës së 26 në Serinë A. Milani ka “hedhur pas krahëve” barazimin me Udinezen dhe është rikthyer te fitorja, duke mundur me rezultatin e pastër 0-2 skuadrën e Veronës. Kuqezinjtë zhbllokuan takimin në minutën e 28 me eurogolin e Rade Kruniç.
Boshnjaku fitoi një goditje dënimi dhe pastaj ekzekutoi po ai. Trajektore perfekte nga mesfushori sulmues i Milanit, i hedhur sot titullar.
Në minutën e 50, Diogo Dalot dyfishoi shifrat për ekipin e Stefano Piolit. Portugezi përfitoi nga një pasim i bukur nga krahu i majtë dhe i qendërzuar mposhti portierin Silvestri, pasi Meite bëri një “finte trupi” duke i liruar rrugën.
Me këtë fitore, Milani renditet në vendin e 2 me 56 pikë, ndërsa Verona mban vendin e 8 me 38 pikë.
Në ndeshjen e javës së 28 në Premier Ligë, Liverpuli vazhdon tatëpjetën, teksa ka pësuar humbjen e dytë radhazi në shtëpi. Të kuqtë janë mundur nga Fulhami me rezultatin minimal 0-1.
Autor i fitores për miqtë ishte Lemina, i cili ndëshkoi ekipin e Jurgen Klop në minutën e 45. Ai i vodhi një top në zonë Salah dhe ndëshkoi portierin Alison me një goditje perfekte.