Përfundon ndeshja e javës së 9 në Serinë A. Supersfida Napoli-Milan është mbyllur me fitoren e kuqezinjve në shifrat 1-3. Zlatan Ibrahimoviç ndezi takimin me një supergol në minutën e 20.
Një krosim perfekt nga Teo Hernandez dhe Ibra devijoi aty ku duhet, duke kaluar edhe Kulibali. Në pjesën e dytë, ishte sërish suedezi që shënoi golin e dytë dhe dopietën e tij personale në këtë takim. Shtatlarti suedez dyfishoi shifrat, pas super asistit të Ante Rebiç.
Krosim te shtylla e dytë dhe e depozitoi topin në rrjetë. Ky ishte goli i dhjetë në 6 ndeshje në Serinë A këtë sezon për 39-vjeçarin.
Në minutën e 63, Napoli ngushtoi shifrat, por pa sukses. Mertens përfitoi brenda zone dhe mposhti Donaruman.
3 minuta më vonë, Teo Hernandez u nis si rraketë, por Bakajoko e ndali, duke marrë kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin e Gatuzos me 10 lojtarë.
Kur mendohej se ndeshja do të përfundonte në shifrat 1-2, Hauge i vuri vulën përfundimtare, duke shënuar edhe golin e tretë për kuqezinjtë në minutën e 95
Me këtë fitore, Milani mban i vetëm dhe të paprekur vendin e parë me 20 pikë, ndërsa Napoli renditet në vendin e 6 me 14 pikë.