Milani ka arritur të triumfojë me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Salernitanës në “San Siro”, në kuadër të javës së 16 të Serisë A.
Pas një barazimi dhe dy humbjeve, “kuqezinjtë” rikthehen të marrin dy fitore radhazi.
Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 5 me mesfushorin, Kesi dhe në minutën e 18 do të dyfishonte shifrat Saelmakers.
Lajmi keq për kuqezinjtë ishte dëmtimi i radhës, i pësuar nga Pelegri në minutën e 15. Sulmuesi 20-vjeçar u kthye të luante titullar në një ndeshje të Serisë A, për herë të parë që nga shtatori i 2017-ës, kur ishte te Xhenoa dhe luajti titullar kundër Bolonjës.
Rezultati 2-0 do të ishte edhe përfundimtari i kësaj ndeshjeje, i cili e ngjit Milanin momentalisht në vendin e parë me 38 pikë, 2 më shumë se Napoli, i cili ka një ndeshje më pak. Salernitana në krahun tjetër mbetet në fundin e tabelës.