Sport21 Gusht 2022, 22:50

Milani ndalet që në javën e dytë nga Atalanta, Gjimshiti lë fushën e lojës i dëmtuar

Shkruar nga Pamfleti
Milani ndalet që në javën e dytë nga Atalanta, Gjimshiti

Milani ndalet që në javën e dytë nga Atalanta, Gjimshiti lë fushën e lojës i dëmtuar

Atalanta dhe Milani kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 2 në Serinë  A. Dueli ka folur për vendasit në pjesën e parë, me bergamaskët që kaluan në avantazh me Malinovskin në minutën e 29, edhe pas një devijimi nga mbrojtja kuqezi. 

Pjesa e dytë ka parë kampionët në fuqi më kërkues, me Benaser që gjeti golin e barazimit në minutën e 68. 24-vjeçari  veproi mirë duke hyrë me lëvizje nga brenda, teksa e majta u stampua në shtyllë dhe më pas tundi rrjetën për barazimin 1-1. 

Në minutën e 80, Berat Gjimshiti mori një goditje nga Origi, me mbrojtësin shqiptar që la fushën i dëmtuar për t’u zëvendësuar nga Okoli. 

Pas dy javësh, Atalanta dhe Milan kanë nga 4 pikë, duke ndarë vendet 3 dhe 4 në klasifikim. 

Sport Atalanta Milan Seria A